Panorama (Albania)

Piro Misha, drejtori i ri i Bibliotekë­s Kombëtare, Rama firmos vendimin

Drejtori i ri do të përballet me krizën e hapësirave në BKSH dhe sfidën e një ndërtese të re

-

Piro Misha është drejtori i ri i Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kryeminist­ri Edi Rama firmosi emërimin e përkthyesi­t dhe publicisti­t në krye të BKSH- së. Pas dorëheqjes së ish- drejtores së këtij institucio­ni, Persida Asllani, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për këtë pozicion. Nga sa mësohet, kandidatur­at për këtë post nuk kanë qenë të shumta dhe në fund të procesit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i ka propozuar Kryeminist­rit Rama emrin e Mishës. Piro Misha është një nga emrat më të njohur të letrave shqipe, përkthyes, publicist, botues, autor i disa librave, njeri i angazhuar në çështje me ndjeshmëri qytetare. Prej vitit 2001 e deri më sot, ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit të Komunikimi­t dhe Dialogut. Përpara viteve ’ 90 ka qenë redaktor dhe përkthyes nga gjuha angleze, frënge dhe italiane, pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku ka përkthyer mbi 30 tituj. Po ashtu, ka qenë shef i redaksisë së romanit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ka dhënë leksione e konferenca nëpër universite­te dhe institucio­ne në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke i shprehur mirëseardh­jen dhe duke i uruar punë të mbarë, u shpreh se së bashku me drejtorin e ri do të çohen përpara projektet për një bibliotekë të re, moderne dhe më pranë lexuesit.

Aktualisht, Piro Mishës do t’i duhet të përballet me një problemati­kë komplekse në BKSH, të cilat burojnë nga kriza e hapësirave në godinë, ku ndodhet aktualisht ky institucio­n. U bënë dekada thuajse, që kur drejtuesit e bibliotekë­s më të rëndësishm­e në vend kanë vënë alarmin për mungesën e hapësirave, për infrastruk­turën e vjetruar dhe nevojën emergjente për një bibliotekë të kryeqyteti­t, që do të shkarkonte ngarkesën e Bibliotekë­s Kombëtare nga shërbimet rutinë, nga nevoja e qytetarëve për hapësira për të shfletuar shtypin e përditshëm apo studiuesve dhe studentëve për një kënd të qetë studimi. Ngritja e bibliotekë­s së re do të jetë sfida më e madhe e drejtorit të ri.

Piro Misha zëvendësoi Persida Asllanin, e cila e mbajti këtë pozicion për 5 vjet. Kjo e fundit dha dorëheqjen, duke zgjedhur mes postit të drejtores së BKSH- së dhe karrierës akademike, këtë të fundit. Ajo i është rikthyer me kohë të plotë Fakultetit të HistoriFil­ologjisë.

 ??  ?? Ndërtesa e Bibliotekë­s Kombëtare
Ndërtesa e Bibliotekë­s Kombëtare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania