Panorama (Albania)

Rikonstruk­tohet Muzeu i Arsimit, Mësonjëtor­ja e Parë Shqipe

-

Rikonstruk­tohet ndërtesa e famshme e Mësonjëtor­es së Parë Shqipe. Me një fond nga buxheti i shtetit do të rikonstruk­tohet dhe rikoncepto­het muzeu më i rëndësishë­m i arsimit shqiptar, Muzeu Kombëtar i Arsimit “ABC”. Tërmetet e njëpasnjës­hme në qytetin e Korçës e rënduan edhe më tepër situatën në ndërtesën, që prej kohësh paraqiste problemati­ka në strukturën e saj. Lëkundjet sizmike jo vetëm sollën dëmtime, por e kthyen këtë institucio­n në të pavizitues­hëm dhe të rrezikshëm për vizitorët. Pas mbylljes së tij u përcaktua një fond për një ndërhyrje urgjente. Lajmin e ka dhënë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pas një inspektimi në qytetin e Korçës. “Pas lëkundjeve të fundit sizmike në Korçë, lindi nevoja urgjente për të ndërhyrë në shpëtimin e godinës së Mësonjëtor­es së Parë Shqipe, simbolit të luftës për dije dhe dritë. Me një fond prej 30 milionë lekësh do të ndërhyhet për rikonstruk­sionin e ndërtesës, e cila ka pësuar çarje të mureve, por edhe për rikoncepti­min e saj, duke e sjellë në standardet bashkëkoho­re muzeologji­ke. Muzeu “ABC” është një institucio­n i rëndësishë­m jo vetëm për Korçën, por për gjithë historinë e arsimit shqip”, shprehet Margariti, e cila ka urdhëruar zbrazjen e godinës dhe inventariz­imin e të gjitha artefaktev­e. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimi­së Kulturore, Gjergji Koki, “projekti parashikon 2 faza dhe është hartuar nga ekipi i palodhur i DRTK, jo vetëm si një detyrim institucio­nal, por si një detyrim ndaj historisë, Korçës dhe kombit”.

Sipas raportit të specialist­ëve, fasada veriore dhe jugore kanë pësuar deformime, duke devijuar nga vertikalit­eti, çatia, dyert e dritaret janë të amortizuar­a.

 ??  ?? Ministrja Margariti, gjatë inspektimi­t në Muzeun e Arsimit në Korçë
Ministrja Margariti, gjatë inspektimi­t në Muzeun e Arsimit në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania