Panorama (Albania)

BE refuzon negociata të reja mbi shkëputjen e Britanisë

-

Britania nuk do të ketë shans për negociata të reja me BE- në. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva, tha se këshilltar­i David Frost ka zhvilluar të mërkurën dhe të enjten takime me zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, në lidhje me negociatat për Brexit- in, në emër të vendeve anëtare të BE- së. Sipas Andreeva- s, “të dyja palët i përsëritën qëndrimet e tyre”. Ajo tha se “marrëveshj­a për Brexit nuk është për rihapje”. Andreeva shtoi se Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti i Komisionit Europian, JeanClaude Juncker, do të kenë rastin të flasin për Brexit në Francë, më 24- 26 gusht, ku do të takohen për samitin e G7- ës. Johnson ka deklaruar më parë se do të bisedojë me udhëheqësi­t e BE- së për Brexit- in, kur ata t’i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshj­en e shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar. Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshj­e. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, Sajid Javid, njoftoi se qeveria do t’i dyfishojë fondet për parapërgat­itje për Brexit. Fondet ekstra do të shpërndahe­n në raste emergjente, që qeveria t’i ketë gati operacione­t thelbësore. Paratë do të përdoren në kufi, dogana dhe pajisje medicinale. Qeveria njoftoi se 377 milionë euro do të jenë mbështetje për 500 trupa përforcimi në kufi dhe në ndihmë për aplikimet në pasaporta britanike. Ndërsa 476 milionë euro do të jenë ndihmë për produkte mjekësore. Po ashtu, 118 milionë euro do të jenë fond për mbështetje­n e bizneseve dhe 151 milionë euro do të jenë të gatshme për fushatë për t’i ndihmuar njerëzit të përgatiten për ndryshimet që do të ndodhin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania