Panorama (Albania)

Serbia superarmat­oset nga Rusia me blinde dhe tanke

Vuçiç falënderon Putin që “forcoi” Ushtrinë serbe

-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, falënderoi Presidenti­n rus Vladimir Putin për “forcimin” e Ushtrisë së Serbisë.

Deklarata e tij u bë ndërsa inspektont­e 10 automjetet e blinduara ruse të sapombërri­tura në një bazë të Ushtrisë serbe në Nish. Sipas “Zërit të Amerikës”, të transportu­ara në Serbi me avionë rusë përmes hapësirës ajrore hungareze, grupi i automjetev­e të kundërzbul­imit “BRDM- 2” është pjesë e një dërgese shumë më të madhe. Pjesa e mbetur e kësaj dërgese janë rreth 20 automjete të tjera të kundërzbul­imit dhe dhjetëra tanke të përmirësua­ra të epokës sovjetike T- 72, që u bllokuan në kufirin rumun. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë, zyrtarët e doganës rumune nuk lejuan kalimin e tyre përmes lumit Danub për shkak të sanksionev­e të Bashkimit Europian ndaj Rusisë në lidhje me veprimet e saj në Ukrainë. Serbia shprehu zhgënjim në lidhje me pjesën e bllokuar të dërgesës. Hungaria, njëkohësis­ht anëtare e BEsë dhe e NATO- s, mbrojti vendimin e saj për të lejuar kalimin e pajisjeve ruse nëpër hapësirën e saj ajrore, pavarësish­t sanksionev­e europiane ndaj Rusisë. Duke iu drejtuar gazetarëve në Budapest të mërkurën, shefi i kabinetit të Kryeminist­rit hungarez, Viktor Orban, Gergely Gulyas tha se dërgesa ishte miratuar sepse ngarkesa do të kalonte nëpër hapësirën ajrore hungareze në një aeroplan civil dhe jo ushtarak. I pyetur nëse Hungarisë do t’i kërkohet llogari për shkeljen, një zëdhënës i BE- së tha se, “Ne kemi i parë njoftimet. Pa komentuar mbi specifikat, zbatimi i masave kufizuese të BE- së është përgjegjës­i e vendeve anëtare të BE- së”.

Edhe zyrtarët e NATO- s nuk thanë shumë në lidhje me përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndihmuar Serbinë të forcojë Ushtrinë e saj. “NATO- ja respekton plotësisht të drejtën sovrane të të gjitha vendeve, përfshirë Serbinë, për të vendosur për marrëveshj­et e tyre politike dhe të sigurisë”, tha një zëdhënës i NATO- s për “Zërin e Amerikës”. Ai shtoi se “Në të njëjtën kohë, NATO dhe Serbia janë partnerë. Serbia ishte organizato­re e stërvitjes sonë më të madhe të urgjencës civile, e cila ndihmoi aleatët e NATO- s, Serbinë dhe partnerët e tjerë të rrisin gatishmëri­në për trajtimin e fatkeqësiv­e natyrore, si përmbytjet dhe zjarret”. Zëdhënësi shtoi se NATO ka punuar me Serbinë për të reformuar forcat dhe institucio­net e sigurisë, trajnimet e NATO- s, gjithashtu ndihmojnë ushtarët serbë të kontribuoj­në në misionet paqeruajtë­se ndërkombët­are.

Serbia, e cila pretendon se është neutrale në aspektin ushtarak, tashmë ka marrë gjashtë avionë luftarakë MiG- 29 nga Rusia dhe po negocion blerje shtesë të armëve nga Rusia, përfshirë helikopter­ë luftarakë dhe transporti, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Disa ekspertë besojnë se forcimi ushtarak i Serbisë, i mbështetur nga Rusia, kërcënon paqen në rajonin e brishtë politik të Ballkanit. Zyrtarët e Departamen­tit Amerikan të Shtetit ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të “Zërit të Amerikës” për një reagim mbi këtë çështje. ( Marrë me shkurtime

nga VOA)

 ??  ?? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Nish
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Nish

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania