Panorama (Albania)

Eliminohet Partizani, një gol i dyshimtë i shuan ëndrrat

Sherifi i Latifit eliminon "demat" me një... barazim

-

Partizani tenton mrekullinë, por një gol i dyshimtë i shuan ëndrrat e me kualifikim­it.

Nëse në "Selman Stërmasi" u mundën minimalish­t nga Sherif Tiraspoli, në Moldavi treguan karakter dhe luftuan. E megjithatë, kaq nuk mjaftoi, pasi me barazimin 1- 1 u eliminuan. Por assesi kjo nuk sfumoi lojën e mirë të "demave", të cilët zhvilluan ndeshjen më të mirë në arenën europiane për këtë edicion. Në të parën herë që luajtën me guxim dhe sulmuan portën, jo vetëm që gjetën golin e parë nën drejtimin e Franko Lerdës, por për 63 minuta ishin të kualifikua­r. Llogaritë ua prishi ai gol aq shumë i kontestuar, që dukshëm demoralizo­i kampionët në fuqi e Shqipërisë. Edhe pse deri në fund "flirtuan" me fitoren, nuk patën më saktësinë dhe cinizmin për t'i bërë keq Latifit me shokë. Por sinjalet e mira u morën sidoqoftë. Solomon u shfaq efikas dhe përveçse mbuloi repartin e i vetëm, kombinoi shkëlqyesh­ëm me Asanin në të 33- ën. Mbrojtja ka ende disa gjëra për të rregulluar, por edhe Boldor mund të thuhet se e kaloi provën, ndonëse me një pasiguri të vogël. Duhet thënë se Sherifi nuk ishte një kundërshta­r i pakalueshë­m dhe nëse Partizani nuk do ta kishte mbivlerësu­ar aq shumë në ndeshjen e parë, ndoshta dje do të ishin të kuqtë ata që do të festonin në tokën moldave.

AVANTAZHI

Topi i parë u takon vendësve, e megjithatë të parët që shfaqen kërcënues janë "demat". Solomon provon të rrezikojë që në të 4- ën, por nuk koordinohe­t siç duhet me Malën dhe në fund portieri Mikulicc neutralizo­n aksionin. Moldavët kundërpërg­jigjen pas sekondash, por Hoxha ofron siguri dhe bllokon gjithçka. Partizani fiton terren dhe kombinimet e bukura i lënë vend njëratjetr­ës. Sherif Tiraspoli, edhe pse ka probleme në organizim, ka Latifin dhe Kristianon që mundohet që të bëjë diçka. Vendësit shfaqin në disa momente probleme edhe në mbrojtje dhe kaq mjaftoi që Partizani të përfitojë. Në të 30ën, Solomon është i papërmbajt­shmen. Kalon tre mbrojtës moldavë dhe pasi sheh Asanin në pozicion perfekt, shërben pak më majtas. Sulmuesi gjuan direkt dhe nuk fal. 0- 1 për Partizanin dhe kaq mjaftoi që ata pak tifozë të pranishëm në "Sherif Stadium" të shpërtheni­n në festë. Minutat e fundit të kësaj pjese shfaqin klasin e Liridon Latifit, që drithëron "demat" në të 37- ën dhe 40- ën minutë. Në të parën, topi i kalon ngjitur më shtyllën, ndërsa në të dytën, pasi driblon Malën me një top mbi kokë, e ndal shtylla.

BARAZIMI

Loja rinis pa ndryshime në formacioni­n e Lerdës, ndërsa Zekiç mundohet që të freskojë mesfushën me një zëvendësim. Megjithatë, te moldavët, i vetmi që bie në sy, është pikërisht lojtari i përfaqësue­ses sonë. Në të 51- ën, Latifi shfaqet i lëvizshëm në sulmin e Sherifit dhe i jep topin perfekt Tambesë, por gjuajtja e sulmuesit me kokë lë për të dëshiruar. Solomon ka marrë "zemër" dhe në të 54- ën lëviz bukur në të majtë dhe pasi i shmanget mbrojtjes, shërben për Malën. Gjuan mirë, por topi përplaset vetëm në trupin e portierit Mikuliç. Një gabim i Boldor për pak sa nuk u kushton të kuqve, megjithatë Hoxha zgjatet dhe spastron rrezikun. Në momentin më të mirë të të kuqve, një goditje dënimi rezulton fatale. Ishte e 63- ta minutë kur Kristian harkon në zonë dhe N'Diaje gjuan në rrëmujë e sipër dhe shënon. Ka një hezitim nga ana e arbitrave, por në fund goli cilësohet i vlefshëm dhe shifrat shkojnë në 1 me 1. Barazimi pezmaton kryeqyteta­sit, e megjithatë kombinimet e bukura dhe rastet nuk është se mungojnë. Edhe Sherifi mundohet për golin e sigurisë, por Hoxha i thotë "jo" golit pas dy rasteve të Kendish. Koha e rregullt mbaron dhe nis shtesa. Ka 4 të tilla dhe Partizani kërcënon sapo hyn e para. Çinari harkon nga e majta për Bardhin, i cili bëhet gati të zhytet me kokë, por mbrojtja moldave është më e shpejtë. Është sërish shkodrani i futur nga stoli që ka një tjetër mundësi. Në të 92- ën ekzekuton një goditje dënimi dhe gjen Alban Hoxhën të dalë në ndihmë të sulmit. Portieri gjuan me kokë, por është i pafat; topi kalon vetëm ngjitur me shtyllën e majtë të Sherif Tiraspolit. Sekondat e fundit nuk prodhojnë më surpriza dhe Partizani e mbyll këtu rrugëtimin në Europë.

 ??  ?? Festa e Asanit pas golit të shënuar në pjesën e parë
Festa e Asanit pas golit të shënuar në pjesën e parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania