Panorama (Albania)

Basha e Bakaj kalojnë në turin tjetër, Çekiçi pa fat

-

Legjionarë­t shqiptarë në ekipet e tyre në Europë patën një të enjte të mirë në përgjithës­i. Migjen Basha, Kamer Qaka, Herdi Prenga dhe Elis Bakaj do të vazhdojnë edhe në turin e tretë të Europa Ligës, me ekipet e tyre respektive.

BASHA - Mesfushori i Kombëtares luajti për 90 minuta me Arisin në takimin e kthimit ndaj AEL Limasol. Grekët fituan minimalish­t 0- 1 në fushën e qipriotëve dhe kështu kalojnë në turin e tretë.

QAKA - Kamer Qaka u fut në minutën e 75- të, në takimin që Universita­tea Kraiova luajti në shtëpi ndaj Honvedit. Koha e rregullt u mbyll 0- 0, ashtu si ndeshja e parë. Takimi kaloi në shtesë, por edhe pas 30 minutash rezultati mbeti pa ndryshuar. Nga pika e bardhë e penalltisë, rumunët u treguan më të saktë, teksa u kualifikua­n për në raundin tjetër, vetëm me 3 penallti të shënuara, ndërsa hungarezët humbën 3.

PRENGA - Herdi Prenga do të vazhdojë aventurën e tij në Europë me letonezët e Rigës. Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta, ndërkohë që ekipi i tij fitoi 2- 1 takimin. Me rezultat të përgjithsh­ëm, ndeshja përfundoi 4- 4, por ekipi i shqiptarit kishte shënuar 2 gola në fushën kundërshta­re.

BAKAJ - Elis Bakaj vazhdon në turin tjetër me Shahtjor Soligorsku­n. Bjellorusë­t barazuan 0- 0 në transfertë, ndërkohë që Bakaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 85- të. Ekipi i shqiptarit kalon në turin e tretë, falë fitores 2- 0 në ndeshjen e parë.

ÇEKIÇI - Mbrëmje për t'u harruar për Endri Çekiçin. Pas një forme të mirë, me gola në këtë fillim edicioni, pogradecar­i e la Olimpija Ljubljanën me 10 lojtarë. Çekiçi mori një karton të verdhë në minutën e 24- t, ndërsa vetëm 14 minuta më pas mori të verdhin e dytë, duke e lënë ekipin me 10 vetë. Kundërshta­rët e Jeni Malatiaspo­r e fituan takimin me shifrat 0- 1 dhe me rezultat të përgjithsh­ëm 2- 3 kalojnë në turin tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania