Panorama (Albania)

Shpërthen Lerda: E turpshme ajo që bënë arbitrat

-

Trajneri i Partizanit flet si shqiptar dhe harmonizoh­et me vendin e skuadrës që drejton. Franko Lerda, në konferencë­n e dhënë për mediat në Moldavi, e ka konsiderua­r të rëndë mënyrën si është eliminuar skuadra e tij dhe ndër të tjera ka përmendur se "jemi vend i vogël".

ELIMINIMI

Në deklaratën e dhënë për mediat moldave, të shpërndarë nga zyra për shtyp e Partizanit në faqen zyrtare, trajneri i të kuqve ka qenë i irrituar për episodin që ka sjellë edhe golin e Sherifit, i cili eliminoi të kuqtë. "Kjo është gjëja më negative absolutish­t në futboll. Mund të humbësh e fitosh ndeshje, por në këtë mënyrë të shqetëson shumë. Jemi vend i vogël dhe ndodhin këto raste të dyshimta. Gjyqtari o duhet të ngrejë flamurin ose jo, nuk ka asgjë për të ndryshuar vendimin", është shprehur fillimisht trajneri i të kuqve.

NDESHJA

Më tej, italiani ka falënderua­r futbollist­ët për çfarë kanë treguar në këtë 90- minutësh, pavarësish­t mënyrës si përfundoi. "Është e kotë të flasim për rezultat. Kompliment­e djemve, edhe atyre në pankinë e në tribunë se kanë bërë gjithçka si duhet. Kemi qenë bashkë, kemi dhënë maksimumin dhe mund të merrnim diçka më shumë", ka vijuar fjalën e tij numri një i pankinës së skuadrës kryeqyteta­se.

GOLI I SHERIF

"Tek episodi fola me gjyqtarin e katërt dhe e pyeta pse u ndryshua vendimi. Sapo pësuam golin, pashë vijërojtës­in që kishte çuar flamurin dhe isha i qetë. Por ata e ndërruan vendimin dhe nuk kishte si ta shihnin e merrnin vendim ndryshe. Ky është turp, është e turpshme. Nesër kalon gjithçka, por klubi ka pësuar një dëm të madh.

Djemve nuk mund t'u them gjë tjetër, kemi bërë tre ndeshje ne lartësinë e duhur, kanë mbajtur lart figurën e Partizanit. Nuk mund ta quaj katastrofë ndeshjen e parë ndaj Sherif në Tiranë, të gjithë kanë bërë mirë. Të jenë krenarë, shumë krenarë se kemi dalë me kokën lart. Ishim në lojë, e kishim raste të rëndësishm­e, kishim mundësi, erdhëm këtu e luajtëm futboll e nuk u paraqitëm keq, luajtëm futboll e patëm mundësi të kalonim. Por përtej rasteve, kishte 5- 6 situata ku gjyqtari ndalte lojën kundër nesh, edhe faulli i golit nuk ishte. Pastaj Braun i mori topin kundërshta­rit, po shkonte në portë, por ai e ndali me 3 futbollist­ë tanët në zonë. Janë raste që vendosin ndeshjen", deklaroi trajneri i të kuqve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania