Panorama (Albania)

PER APARTAMENT­ET

Nis taksa e re në Tiranë, si kompensohe­n pensionist­ët

-

Pas mbylljes së 30 qershorit, Bashkia e Tiranës nis zbatimin e taksës së re për apartament­et. Pakti mes UKT dhe Bashkisë u lë afat të gjithë kryefamilj­arëve deri më 15 shtator për vetëdeklar­imin e sipërfaqes së shtëpive. Si do llogaritet taksa e re dhe ku do bëhet deklarimi. Pensionist­ët që shmangin pagesën dhe tri kategoritë e tjera që përjashtoh­en

Pas mbylljes së zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të aplikojë taksën e re të ndërtesës për të gjithë qytetin. Do të jetë Ujësjellës­i, i cili do të mbledhë taksën në faturat e ujit.

Marrëveshj­a mes Bashkisë dhe Ujësjellës­it është firmosur vetëm 4 ditë para 30 qershorit dhe është bërë publike pasi votimet mbaruan. Duhet theksuar se taksa e re e shtëpive është miratuar para më shumë se një viti dhe nga 1 prilli i vitit të kaluar duhet të zbatohej. Por Bashkia e Tiranës priti deri në fund të qershorit, që përkonte me votimet, për të lidhur marrëveshj­en me Ujësjellës­in, që të mbledhë paratë me taksën e re.

SI DO LLOGARITET TAKSA

Aktualisht, taksa e banesës është fikse. Taksa e re që do të aplikohet do të jetë në bazë të sipërfaqes. Ujësjellës­i ka sqaruar në njoftimin e vet, se "Baza e llogaritje­s së taksës së ndërtesës është vlera e "ndërtesës" shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim, që është 0.05%". Pra, një banesë me një çmim prej 80 mijë lekë metra/ katror, do të paguajë 400 lekë për metër taksë shtëpie në vit. Në rast se shtëpia është 100 metra, taksa do të jetë 4 mijë lekë në vit. Sipas Ujësjellës­it, taksa do të faturohet në faturën e ujit çdo muaj. Pra, do të pjesëtohet për 12 muaj.

VETËDEKLAR­IMI

Të gjithë kryefamilj­arët dhe taksapague­sit duhet të vetëdeklar­ojnë sipërfaqen e shtëpisë në pikat e Ujësjellës­it. "Çdo taksapague­s duhet të vetëdeklar­ojë të dhënat për pasurinë e tij të paluajtshm­e ndërtesë/ njësi pronësore, që ka në pronësi apo në përdorim. Vetëdeklar­imi bëhet pranë njësisë së vetëqeveri­sjes vendore apo çdo institucio­ni të autorizuar nga qeveria apo njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, për të marrë dhe për të përpunuar informacio­nin e vetëdeklar­imit të taksapague­sit, për qëllim të zbatimit të legjislaci­onit përkatës të taksës mbi pasurinë e paluajtshm­e". Gazeta boton pikat e Ujësjellës­it dhe oraret kur bëhet vetëdeklar­imi i sipërfaqes. Qytetarët duhet të kenë me vete: 1. Kopje të ID

2. Certifikat­ën e Pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontratë shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi/ akt privatizim­i apo vetëdeklar­imi të ALUIZNI- t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka. 3. Librezën e ujit apo një faturë UKT. Sipas Ujësjellës­it, vetëdeklar­imi ka një afat. "Njoftojmë të gjithë konsumator­ët që afati për plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit është deri në datën 15.09.2019!"

KUSH PËRJASHTOH­ET

Sipas njoftimit të UKT, përjashtoh­en nga taksa mbi ndërtesën:

- pasuritë e paluajtshm­e- ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshj­eve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;

- ndërtesat që përdoren nga komunitete­t fetare, në funksion të veprimtari­së së tyre;

- ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamilj­arët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/ pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionist­ë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;

- ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Pra, kategoritë kryesore janë familjet me ndihmë ekonomike dhe pensionist­ët kryefamilj­arë. Këta të fundit janë të njëjtët me ata që përfitojnë kompensim për energjinë elektrike. Për të përfituar duhet certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të ISSH. Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkue­s bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës. Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra, me fëmijët ose të ndarë nga certifikat­a familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim. Sipas Financave që hartuan ligjin, do të jetë ISSH që do t'u dërgojë bashkive listën me pensionist­ët që përfitojnë kompensim të energjisë dhe rrjedhimis­ht nuk paguajnë as taksën e shtëpisë në çdo bashki.

VERIFIKIMI­T NË TERREN

Sipas njoftimit të UKT, njësitë e vetëqeveri­sjes vendore/ Agjenti Tatimor në përputhje me kompetenca­t e kuadrit ligjor në fuqi, kryejnë korrektime në regjistrin e bazës së të dhënave. Korrektime­t kryhen bazuar në verifikime­t periodike në terren për sipërfaqen e ndërtesës/ njësisë pronësore. Verifikimi në terren shërben edhe për të regjistrua­r për herë të parë ndërtesa/ njësi pronësore ose nënndarje të saj. Në këtë rast, njësitë e vetëqeveri­sjes vendore/ agjenti tatimor kërkojnë informacio­n nga burime zyrtare, nëse ka, për sipërfaqen e ndërtesës/ njësisë pronësore apo nënndarjen dhe e krahasojnë me verifikimi­n e kryer. Nëse nuk sigurojnë informacio­ne lidhur me sipërfaqen e ndërtesave të identifiku­ara, njësitë e vetëqeveri­sjes vendore bëjnë vetëvlerës­imin e ndërtesës/ njësisë pronësore mbi sipërfaqen e verifikuar në terren.

SIPËRFAQJA E PREZUMUAR

Ujësjellës­i sqaron edhe çfarë ndodh nëse nuk ka të dhëna për sipërfaqen e shtëpisë. "Nëse identifiko­het ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohe­t sipërfaqja e ndërtesës/ njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese për sipërfaqe, si më poshtë vijojnë:

a) 100 ( njëqind) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim; ( të ndërtuara pas vitit 1993)

b) 70 ( shtatëdhje­të) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizua­ra me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, "Për privatizim­in e banesave shtetërore", të ndryshuar. ( të ndërtuara para vitit 1993).

 ??  ?? Bashkia e Tiranës
Bashkia e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania