Panorama (Albania)

Shehu për sekuestrim­in e pasurisë: Show mediatik

-

Në një reagim për “ABC News”, ish- kreu i ALUIZNI- t, Ferdinand Shehu, e ka quajtur bllokimin e llogarive të tij si një show mediatik dhe ka mohuar përfshirje­n në aktivitet të paligjshëm. Për shumën të cilën do të transferon­te jashtë vendit, Shehu është shprehur se e ka fituar nga shitja e një hoteli dhe se çdo veprim është i dokumentua­r nga veprimet e kryera në bankë. “Policia flet për një veprim që është bërë nëpërmjet bankës dhe transaksio­ne bankare. Çdo gjë është në banke dhe është e lexueshme”, ka thënë ai në një lidhje telefonike. Më tej, Shehu ka shtuar se ka 29 vite në biznes dhe se bën deklarimin e pasurisë prej kohësh. “Unë nuk kam gjë. Mua nuk më ka thirrur njeri. Unë kam bërë një shitje të një hoteli dhe kam 29 vite në biznes. Bëj deklarimin e pasurisë. Kam bërë deklaratat e pasurisë. Kam çdo milimetër, çdo centimetër të pronës që shita, e kam konform ligjit. Dhe nuk di të ketë një abuzim nga më ekstremi”, tha ai. Ferdinand Shehu ka thënë për “ABC News”, se drejtoresh­a e bankës e kishte lajmëruar se i është bllokuar llogaria, ndërsa nuk nguroi ta quante të gjithën një “show mediatik”. “Më mori drejtoresh­a e bankës dhe më thotë: - Shiko Ferdinand të janë bllokuar të gjitha shifrat. Dhe për më tepër që më është bllokuar edhe karta ( karta e kreditit). Kam marrë një avokate. Unë jam në autostradë. Ky është show mediatik”, tha Ferdinand Shehu. Ky i fundit tha më tej se do ta zgjidhte këtë situatë dhe se kur të vinte në Shqipëri do të ngrinte padi për këtë çështje. “Do ta zgjidh. Do të bëj padi. Po ç’qenkam unë ky Don Zhuan që aferat e mia u kapen pas tetë vitesh? Ku ishin këta?! Këta kanë bërë 40 mijë kallëzime kur kemi ik ne nga pushtetit”, u shpreh Ferdinand Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania