Panorama (Albania)

Shkarkimi i Shehut në 2011- ën, për fshehjen e së shkuarës

-

Në vitin 2011, kreu i ALUIZNI- t në atë kohë, Shaban Memia, firmosi urdhrin për shkarkimin nga puna të drejtorit të ALUIZNI- t të Tiranës, Ferdinand Shehut. Në atë kohë, u argumentua se shkarkimi ishte bërë për mungesë të integritet­it moral. Kështu, fshehja e së kaluarës e para vitit 1992 çoi në shkarkimin e Shehut rreth 8 vite më parë. Referuar dokumentev­e, nga ana e ALUIZNI- t në atë kohë bëheshin me dije dy detaje të jetëshkrim­it të ish- zëvendësdr­ejtorit të Përgjithsh­ëm të ALUIZNI- t, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV. “Përmes manipulime­ve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperienc­ë pune 4- vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës ( Urdhri nr. 8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithsh­me). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithsh­me, gjithashtu e ‘ fshirë’ nga jetëshkrim­i. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik ( shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalis­tikës”, thuhej në deklaratën e ALUIZNI- t. Në atë kohë, drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Shaban Memia u shpreh se shkaqet e mësipërme kishin bërë që të firmoste lirimin e menjëhersh­ëm të Shehut nga detyra. “Në funksion të vlerësimit që ndaj mbi parimet morale të drejtësisë, ndershmëri­së e sinqeritet­it, si dhe ndjeshmëri­së ndaj një pjese të madhe të opinionit publik, interesat e të cilit janë të lidhura me procesin e legalizimi­t, vendosa për shkaqet e mësipërme, lirimin e menjëhersh­ëm nga detyra të z. Ferdinand Shehu, si drejtori i ALUIZNI- t për qarkun e Tiranës”, shprehej Memia. Në atë kohë, ky është konsiderua­r si rasti i parë që një drejtor shkarkohet nga detyra, për shkak të fshehjes së të kaluarës së tij në kohën e komunizmit. Qeveria ishte përpjekur që këtë praktikë ta zbatonte përmes miratimit të një ligji, i njohur si ligji i lustracion­it, por që deri në atë moment nuk ishte bërë e mundur asgjë, pasi Gjykata Kushtetues­e e kishte kthyer këtë ligj.

 ??  ?? Ferdinand Shehu, ish- kreu i ALUIZNI- t Tiranë
Ferdinand Shehu, ish- kreu i ALUIZNI- t Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania