Panorama (Albania)

“Ndalimi i burkas” në Holandë- kush do ta zbatojë?

- D. W. ANDREA LUEG

Shumica e spitaleve në Holandë kanë deklaruar që para ndalimit se nuk do të ndalojnë hyrjen e grave të mbuluara me burka. Përkujdesj­a për pacientët është më e rëndësishm­e për ta sesa zbatimi i kodit të veshjes, u tha. Zbatimi praktik i një ligji, sipas spitaleve, është detyrë e Policisë dhe jo e mjekëve dhe infermierë­ve. Por në një lajm në “Twitter”, Policia thotë se kontrollin e respektimi­t të ligjit të ri e kanë punonjësit e organizatë­s, për të cilën zbatohet ndalimi. Vetëm kur dikush refuzon të heqë mbulimin e fytyrës, mund të thirrej Policia.

EDHE POLICIA TREGON BUTËSI

Theksi është te “mund”. Sepse edhe në tekstin e ligjit është formuluar që mund të “thërrasësh” Policinë, që të detyrojë dikë të heqë mbulesën e fytyrës - burkën, nikabin, një helmetë motoçiklet­ash etj..

Por jo vetëm spitalet tregohen pak të gatshme për këtë, por edhe ndërmarrje­t e transporti­t publik tregojnë refuzim. Në radhë të parë, ata duan të regjistroj­në sa dendur shkelet ndalimi në automjete, u tha. Meqenëse në Holandën me 17 milionë banorë ka vetëm 200- 400 femra që mbulohen me burka, numri ka të ngjarë të jetë i vogël.

“Prioriteti ynë është çtensionim­i dhe funksionim­i i qetë i autobusëve dhe trenave”, i thotë Pedro Peter i Shoqatës së Transporti­t Publik të Distancave të Afërta OVNL, agjencisë holandeze të lajmeve ANP. Sidoqoftë, nëse ka të dhëna se në një linjë të caktuar ka rregullish­t femra që mbulohen me burka, atje mund të zhvillohen kontrolle. Me sa duket, urgjente kjo temë nuk është as për transporti­n publik.

MË SHUMË SESA POLITIKË SIMBOLIKE?

Sidoqoftë, mungesa e vullnetit për ta zbatuar ligjin nuk do të thotë që tema nuk ka asnjë rëndësi në Holandë. Në botën myslimane ajo vërtet perceptohe­t më e mprehtë sesa në Holandën laike, mendon arabisti Jan Jaap de Ruiter nga Universite­ti i Tilburgut, për gazetën “Volkskrant”. “Në Holandë kjo shihet pjesërisht si një politikë simbolike. Sikur tani mund të kalojmë përsëri në rendin e ditës. Por ne nuk shpëtojmë dot lehtë prej saj. Sepse për myslimanët ortodoksë, ndalimi i burkave është një shembull i shtypjes së shokëve të besimit në botën perëndimor­e”.

Por edhe jomysliman­ët e kundërshto­jnë ligjin. Asnjë nga qytetet e mëdha nuk e sheh zbatimin si përparësi. Kryetarja e Bashkisë së Amsterdami­t, Femke Halsema, ( I Gjelbër/ I Majtë) tha që në nëntor se ndalimi nuk do të zbatohej në qytetin e saj. Ky ligj është shumë “anti- Amsterdam”, shpjegoi ajo. Madje, edhe kryetari i Bashkisë së Roterdamit sheh përparësi të tjera:

“Ka kaq shumë ligje dhe ne kemi shumë pak polici,” tha ai në një komunikatë për shtypin. “Roterdami ka probleme më të mëdha. Vrasje, drogë, infiltrim ( kriminal) të shoqërisë”. Populisti i djathtë, Geert Wilders, nga ana tjetër është i paqetë. Ai shkruan në “Twitter”: “Tani ata po kërcënojnë me xhihad për shkak të ndalimit të burkës. Punët do të venë edhe më keq. Ata nuk pyesin për ligjet tona, për vlerat tona dhe demokracin­ë dhe duan të na sundojnë me forcë brutale dhe me terror vdekjeprur­ës”.

Një përpjekje të parë për ndalimin e mbulimit të fytyrës Wilders e bëri në 2005, por dështoi në nenin 6 të Kushtetutë­s, i cili garanton lirinë fetare. Në vitin 2015 u paraqit projektlig­ji, i cili po zbatohet tani: nuk do të ketë mbulim të fytyrës në ndërtesat publike si në shkolla, spitale, bashki etj.. Në rrugë, theksoi sërish ministri i Brendshëm, Ronald Plasterk, burka edhe më tej nuk paraqet asnjë problem. Aq më tepër kur në Holandë zor se sheh ndonjë grua të mbuluar krejtësish­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania