Panorama (Albania)

Opozita pranon 13 tetorin për zgjedhje vendore, aleatët e PD: KQZ të nisë përgatitje­t

BASHA NE BASHKITE E PD: UZURPIMI I PUSHTETIT VENDOR, AKT KRIMINAL

- ERVIN KOÇI

Opozita ka pranuar datën e Presidenti­t Meta për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në datën 13 tetor.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, kishte mbledhur mbrëmjen e së enjtes në selinë e PD- së aleatët e tij, ku kishte dhënë edhe porositë mbi procesin zgjedhor të 13 tetorit. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha është shprehur se KQZ ka detyrim ligjor të përgatisë infrastruk­turën për organizimi­n e procesit zgjedhor, më pas është në vullnetin e partive nëse do të duan të regjistroh­en apo jo. “KQZ e ka detyrim të pashmangsh­ëm të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit. Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis së drejtës kushtetues­e dhe së drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetues­e në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidenti­t për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangsh­ëm dhe i padiskutue­shëm i KQZ- së dhe institucio­neve të tjera shtetërore të përgatisin infrastruk­turën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Basha. Por ky qëndrim i kryedemokr­atit është përthyer si një njohje e 13 tetorit nga opozita, pasi aleatët e tij i janë drejtuar me një letër KQZ, ku i kanë kërkuar që të fillojnë procedurën për administri­min e zgjedhjeve.

LETRA Kërkesa drejtuar KQZ- së është firmosur nga tri parti aleate të demokratëv­e, LSI, PR dhe PAA. Në letër theksohet se KQZ duhet të nisë me administri­min e procesit, ku bazë ligjore kanë dekretin e Presidenti­t Meta. “Data 30 qershor 2019 nuk konsideroh­et datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore, pasi Presidenti i Republikës, me dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 ‘ Për shfuqizimi­n e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidenti­t të Republikës’, ‘ Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’, shfuqizoi datën 30 qershor 2019 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake, ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsiderat­ë interesin e elektorati­t. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetues­e dhe një Gjykate të Lartë funksional­e, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushte tutshmërin­ë e dekrete vetë Presidenti­t ”. Dhe duke mbajt urnë konsiderat­ë se në datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës, me dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019, ‘ Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’, caktoi si datë të re zgjedhjesh datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pakontestu­ar nga askush, KQZ, në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërish­t neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij, ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitje­t për organizimi­n dhe mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor. Kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas dekretit të Presidenti­t në fuqi”, thuhet në letër.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e kërkesës së aleatëve të PD
Faksimile e kërkesës së aleatëve të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania