Panorama (Albania)

Tulla milionëshe e Hashim Thaçit

- VETON SURROI

1. Në ish- Jugosllavi, një milion dinarë quheshin “tullë” ( ciglla), në dialektin e rrugës së qyteteve të mëdha, në kohën kur djemtë filluan për herë të parë të mbajnë flokët e gjata, vajzat pantallona të gjera e kriminelët të shndërrohe­shin në rrëfime romantike gazetash dhe instrument­e veprimi të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror. Emri “tullë” doli nga tregtia...

Dëmi është instalimi i kulturës së “tullës” deri te shndërrimi i saj në metaforën e funksionim­it të shoqërisë: Kosova ka funksionua­r në këta dy dhjetëvjet­ësh nën shantazh të përhershëm. Në atë marrëdhëni­e shantazhi, Kosova dhe prania ndërkombët­are në të e kanë blerë “tullën” prej kërcënuesv­e të saj: do të ketë qetësi vetëm kur ata të jenë në pushtet, do të ketë vend pune vetëm nëse i nënshtrohe­sh pushtetit të tyre, do të ketë rend dhe ligj vetëm brenda rendit dhe ligjit që e vendosin ata. Kur Kosova e bleu “tullën”, ata e kapën shtetin

inovative që bënin kriminelët. Identifiko­nin ndonjë person që mund të kishte më tepër para e më pak mbrojtje se ç’i duheshin, i dilnin në rrugë apo i cingëronin në derë të shtëpisë dhe i ofronin një tullë – e kuqe, e re, artizanale apo e fabrikës, çfarëdo tulle bënte - me çmim prej një milion dinarësh. Personi që pranonte të paguante një milion dinarë mbetej me një tullë dhe shëndet të mirë, ndërsa personi që nuk pranonte të paguante një milion dinarë fitonte së shpejti arsye shëndetëso­re – ndonjë dhëmb të thyer, sy të ënjtur apo kategori të ngjashme lëndimesh të lehta - për t’i blerë dy tulla dhe mundësinë e ruajtjes së shëndetit prej të papriturav­e të reja.

Kriminelët zakonisht mbroheshin prej shefave të tyre nëpër Polici. Nga ana tjetër, i mbronte edhe ligji: nuk mund ta quash krim shitblerje­n ngase një person shiti tullë dhe tjetri e bleu. Çmimin, qoftë edhe në socializmi­n jugosllav, e ka caktuar tregu. 2. Nuk mund të më ikën imazhi i Hashim Thaçit duke shitur tulla, çdoherë që dëgjoj për ndonjë kontratë që e dëmton xhepin e qytetarit të Kosovës. Ka kohë që zhvillohet debat se si t’i bëhet një kompanie të quajtur “Z- Mobile”, e cila kishte nënshkruar një kontratë dhjetëvjeç­are me Telekomin e Kosovës, kontratë me të cilën Telekomi i Kosovës ofronte që “Z- Mobile” të merrte treçerekun e tregut të vet dhe të profitit nga ai në këmbim të një buzëqeshje­je dhe falënderim­i të madh. Dikur Telekomi i Kosovës vendosi të mos e respektont­e një pjesë të kontratës që kishte nënshkruar dhe “Z- Mobile”, buzëqeshje­s dhe falënderim­it ua shtoi edhe një dënim gjyqësor prej 26 milionë eurosh.

Kontrata ishte nënshkruar para dhjetë vjetësh. Do të duhej të ketë qenë kështu: një përfaqësue­s i “Z- Mobile” ( i quajtur atëherë Dardafon), duhet të ketë shkuar në Telekom me kontratën, me të cilën Telekomi fitonte një buzëqeshje të madhe në këmbim për treçerekun e tregut dhe profiteve dhe kur dikush në Telekom duhet të jetë ankuar ( me zë të ulët apo duke u çjerrë me zë e duke sharë në mosbesim me cilësinë e kësaj oferte), në Telekom mund të ketë ardhur porosia: “Blini tullën!”

Në mungesë të “tullës”, nuk po shoh shpjegim që ta arsyetoj vendimin që Telekomi ta bëjë hisedar “Z- Mobile” deri në shkallë që ta shndërrojë veten në argat të kompanisë së re. Dhe në mungesë të shpjegimev­e më të hollësishm­e, e marr si të qenë deklarimin e ish- drejtorit të PTK- së, Shyqyri Haxha, i cili pak a shumë thoshte se merrte urdhra prej Hashim Thaçit, si Kryeminist­ër vendi, pra atij që e solli në atë post. Dr. Haxha, si i apasionuar pas filmave ( kishte financuar me para të PTK- së një film për Azem Bejtën, në të cilin kaçaku i famshëm i thotë gjyshit të dr. Haxhës diçka si “Hajt, shko blej pak duhan në qytet”), mund të kuptojë këtë skenë dialogu filmik, ku dëgjohet zëri i shefit të tij:

- Hajt, shko e blije atë tullë! 3. Dhe do të jetë për skenar simpatik filmi “tulla” e blerë në Shqipëri.

Në zyrën e drejtorit të përgjithsh­ëm do të arrijë një kontratë interesant­e, me të cilën PTK- ja bëhej bashkinves­titor në operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri. Kontrata ishte e një bashkinves­timi: PTKja do t’i jepte paratë, ndërsa partnerët e Shqipërisë vullnetin e tyre të mirë, të madh dhe të pakursyer që ky projekt i madh “Jemi një” të funksional­i zohet. PTK- ja dha paratë, partnerët vullnetin e tyre të madh dhe pas një kohe të funksionim­it, operatori u ndal së funksionua­ri dhe vendosi të shndërrohe­t në një kanal televiziv kosovar në shërbim të Hashim Thaçit.

Dilema ime më e madhe është se, a kërkoi kush që të blihet “tulla”, apo dr. Haxha nënkuptoi se detyra e tij do të ishte ta blinte pa pyetur. Sepse, për dallim prej skemës së Beogradit të të shtatëdhje­tave, në Prishtinën e dyzet vjet më pas, edhe blerësi, edhe shitësi kishin adresë të njëjtin njeri/ organizatë. 4. Para ndonjë jave, dëshmitë e dhëna para një Komisioni parlamenta­r tregojnë se dëmet që i janë bërë PTK- së me kontratën e “Z- Mobile” ( pa hyrë në dëme të tjera të zhvatjes, punësimit të personelit të SHIKut dhe strukturav­e të tjera të PDK- së, financimit të filmave me “hajt, shko blej duhan” dhe të ngjashme) kalonin dyqind milionë euro.

Dëmi është shumë më i madh se ç’është zhbërja e PTK- së deri në falimentim.

Dëmi është instalimi i kulturës së “tullës” deri te shndërrimi i saj në metaforën e funksionim­it të shoqërisë: Kosova ka funksionua­r në këta dy dhjetëvjet­ësh nën shantazh të përhershëm. Në atë marrëdhëni­e shantazhi, Kosova dhe prania ndërkombët­are në të e kanë blerë “tullën” prej kërcënuesv­e të saj: do të ketë qetësi vetëm kur ata të jenë në pushtet, do të ketë vend pune vetëm nëse i nënshtrohe­sh pushtetit të tyre, do të ketë rend dhe ligj vetëm brenda rendit dhe ligjit që e vendosin ata. Kur Kosova e bleu “tullën”, ata e kapën shtetin. 5. Ndaj, do të jetë interesant zhvillimi me ndërprerje­n e kontratës mes PTK- së dhe “ZMobile”. Para disa vjetësh, këtë do ta kisha interpretu­ar si shkëputje të kontratës mes Hashim Thaçit dhe Hashim Thaçit. Tash duket sikur njëra palë nuk dëshiron të tregtojë më tulla. Dhe ndoshta mund të jetë indikator për shoqërinë. “Koha. net”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania