Panorama (Albania)

"Pakica që nuk njohin rrotacion, por vetëm PPP", zbardhet letra e Metës për Ruçin

Presidenti: Po rrëzohet sistemi

-

Presidenti Meta i ktheu dje përgjigje letrës së Kuvendit të Shqipërisë, dërguar më 19 korrik për dekretet. Në përgjigjen e tij ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, Presidenti Meta nuk heziton të kërkojë ndihmën e tij që, siç thotë kreu i shtetit: “Të ndihmoni Kryeminist­rin dhe kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedenti­n më absurd në historinë e vendeve ish- komuniste, atë të asgjësimit të Partisë Demokratik­e, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare proatlanti­ke dhe proeuropia­ne e vendit tonë”. Pak pasi bëri publike letrën zyrtare që i është kthyer nga Presidenca si përgjigje Kuvendit të Shqipërisë, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka sqaruar arsyen pse e bëri këtë. “E bëj publike këtë letër pasi çështjet e ngritura janë publike dhe natyrisht që kërkojnë zgjidhje të përgjegjsh­me nga të gjithë ne, gjithmonë në respekt të Kushtetutë­s dhe respektimi­t të ligjshmëri­së në vend, në respekt të parimit të ndarjes dhe balancës të pushteteve, por edhe detyrimit të pashmangsh­ëm për bashkëpuni­m ndërinstit­ucional vetëm në interes të vendit dhe qytetarëve tanë”, sqaron kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale. “Ndaj është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’u rikthyer sovranitet­in e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamenta­ri zmin në Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm kësaj pakice, që nuk njeh rotacion, por njeh vetëm PPP me të gjitha qeveritë, i intereson kjo krizë e përgjithsh­me që ka rrëzuar të gjithë sistemin e llogaridhë­nies në vend si në nivel qendror edhe vendor. Kjo nuk do të thotë se në Kuvend nuk ka deputetë të përgjegjsh­ëm dhe të shqetësuar për çfarë po ndodh, ashtu siç dihet se kontributi i tyre është bërë dhe më i vështirë pas djegies në bllok të mandateve nga opozita, një akt për të cilin Kryetari i Kuvendit, zoti Ruçi, e di si askush tjetër mendimin tim, ashtu siç i di më mirë se kushdo përpjekjet e mia për rikthimin e saj në Kuvend në fillim të dhjetorit të kaluar”, thekson më tej sqarimi i Presidenti­t Meta.

Vetëm kësaj pakice, që nuk njeh rotacion, por njeh vetëm PPP me të gjitha qeveritë, i intereson kjo krizë e përgjithsh­me që ka rrëzuar të gjithë sistemin e llogaridhë­nies në vend si në nivel qendror edhe vendor.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA ME ALEATET
BASHA ME ALEATET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania