Panorama (Albania)

Gjobë 12 mijë euro, kapen dy anëtarët e bandës

“Dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12 mijë euro një shtetasi”

- BLEONA METUSHI

Policia arrestoi dje dy persona, pasi dyshohet se i kanë marrë 7.500 euro një personi me anë të kërcënimit.

Burime zyrtarë njoftuan dje se në kuadër të operacioni “Përsëritës­it”, është bërë arrestimi i dy shtetasve të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Sipas Policisë, këta persona, edhe më herët, kanë përfituar të ardhura më anë të kanosjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për dokumentim­in e këtij rasti, por edhe të të tjerëve. “Operacioni është zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vihen në pranga dy pjesëtarë të një grupi të strukturua­r kriminal si dhe shpallet në kërkim një tjetër”, njoftoi dje Policia.

HETIMI Rreth një muaj ka zgjatur hetimi i Prokuroris­ë dhe Policisë për të dokumentua­r veprimtari­në kriminale të këtyre shtetasve. Sipas Policisë, ata janë përgjuar dhe vëzhguar në ambient nga hetuesit, ndërsa një prej të prangosurv­e është me precedent penal në fushën e gjobëvënie­s. “Në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë pas një pune të mirorganiz­uar disajavore, duke përdorur dhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacioni­n ‘ Përsëritës­it’ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. G.,. 30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobëvënie­s dhe I. B., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë”, shkruhej në njoftim. Nga hetimet e deritanish­me, dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi të strukturua­r kriminal në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngime­ve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës. “Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, tha Policia.

 ??  ?? Një nga të arrestuari­t dje
Një nga të arrestuari­t dje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania