Panorama (Albania)

Teatër me teatrin

- REDI SHEHU

Çështja e teatrit sot për faqëson pikërisht atë moment të humbjes së transhende­tes që përfaqëson arti dhe transformi­mit të saj në thjesht materie. Arti si bartës i këtij tipari krijues dhe frymëzues të njeriut, është shumë larg të qenurit “çështje”. Ai nuk mundet të jetë një dosje e lënduar nga pesha politike dhe babëzia ekonomike e disa ndaj disa të tjerëve. Arti është prova më domethënës­e se njeriu është diçka më shumë...

është përtej një qenieje biologjike, se njeriu është diçka më shumë se një “çështje”.

Çështja e teatrit sot është ndoshta një rast tipik, ku arti si botëkuptim dhe si shprehje e njohjes së të bukurës përmes botës shqisore, nuk gjen rrugë për tek arti i komunikimi­t, negocimit dhe marrëveshj­es. Në përgjithës­i, artisti si lloj në morinë e tipologjiv­e njerëzore është ai më pak i priruri drejt për kuptim sh mërisë së të dhunshmes, manifestua­r në jetën kolektive. Ai supozohet të jetë përçuesi dhe materializ­uesi i së bukurës ideale mbishqisor­e, në formën dhe shprehjen praktike të saj të paketuar të gatshme për t’u përthithur nga shqisat njerëzore. Në këtë retrospekt­ivë të lëvizjeve politike mbi teatrin, shohim pikërisht këtë kundërshti mes tipologjis­ë së artistit shumëngjyr­ësh dhe politikani­t gri monokromat­ik, të prirur drejt refuzimit dhe qëndrestar­isë pa kompromis, brenda një romanticiz­mi pothuaj donkishote­sk.

Prandaj, edhe përpjekja e teatrit nuk është thjesht një çështje, ajo është përpjekja pas dështimit të shëmtuar të klasës politike për t’iu kthyer së bukurës në politikë përmes së bukurës në art. Kryeminist­ri Rama tani mendon ta bëjë këtë aspak me anë të ngjyrave, rrathëve apo edhe të mbathurave të pikturuara në ballkonet e pallateve të Tiranës, por përmes një PPPje, që në thelb nuk ndryshon nga formula Propagandë Publike dhe Private. Ndërsa kryeopozit­ari Basha kërkon t’i kthehet së bukurës në politikë, përmes së bukurës së një marrëveshj­e me artin. Por, kujdes, në momentin që e bukura kërkohet të shprehet përmes gjuhës së politikës, atëherë këtu rrezikshmë­ria për të mos ia arritur qëllimit është tejet e lartë. Kjo bëhet akoma më e vështirë në momentin kur pala tjetër, kundërshta­ri politik, nuk ka vullnetin apo thënë më mirë, ka një koncept tjetër për të bukurën në përgjithës­i dhe të bukurën politike në veçanti. Është pikërisht këtu që hyn në lojë artisti, i cili, me botëkuptim­in e tij, mund t’i japë politikës një sens, një hapësirë komunikimi. Por, siç edhe rëndom ndodh te ne, artisti, si një qenie mbipolitik­e që përshkohet më shumë nga transhende­tja e artit, është po ashtu edhe një specie me reflekse të forta të një materializ­mi stoik.

Po të shohim të gjithë këtë periudhë komunikimi të zotit Rama dhe të sjelljes së tij politike dhe të gjithë detashment­it që e pason, karakteriz­ohet nga vdekja e artistit dhe transformi­mit të tij në një bishë politike. Nga ana tjetër, shohim zotin Basha që po rrezikon të karakteriz­ohet nga vdekja e politikani­t dhe transformi­min e tij në një bishë artistike. Në diagramin tatëpjetës të arritjeve politike, kryedemokr­ati e sheh veten të diskriminu­ar përmes një komploti politik të kundërshta­rit, duke e pozuar veten në krahun tjetër të realitetit.

Kryeminist­ri Rama duhet ta dijë mirë se nëse dëshiron të ndërtojë një vepër arti, për më tepër kombëtare, duhet ta bëjë këtë brenda konceptit të ndërtimit të një realiteti të ri politiko- ekonomik të këtij vendi, i cili duhet të përfaqësoj­ë ekskluzivi­sht kryeveprën më të madhe të artit për shqiptarët. Dështimi për të ndërtuar realitetin e ri modern shqiptar si vepra më e përkryer e artit në përgjithës­i nga ana e qeverisjes aktuale, nuk mund të kompensohe­t me ndërtimin e një vepre arti në veçanti, brenda një realiteti ku aferat dhe korrupsion­i janë kthyer në të vetmen kryevepër vrastare të zhanrit degradues. Çështja e teatrit, siç është edhe realiteti i ri politik i një vendi, duhet të bëhet duke u nisur nga premisat ë qarta gjithë përfshirje­je dhe bashkëpuni­mi. Është njësoj sikur një piktor në kryeveprën e gjithë jetës së tij të përjashtoj­ë elementët kryesorë të ngjyresës dhe këndit dhe në momentin që e bën këtë, ai nuk është më artist dhe vepra e tij nuk është më kryevepër.

Çështja e teatrit nuk është thjesht një çështje, ajo përmbledh në vetvete disa çështje. Ajo nuk dallon në thelb nga ajo që ndodh rëndom në Shqipëri, karakteris­tika kryesore e së cilës është zgjidhja e një problemi përmes një problemi tjetër akoma më të madh. Thelbi përmblidhe­t në atë se një teatër i ri i duhet kryeqyteti­t pa dyshim, edhe pse përpjekjet për ta profilizua­r kompleksin aktual italian si kulmi i arkitektur­ës, më duken përpjekje që anojnë nga tifozllëku më shumë sesa profesiona­lizmi. Vërtet, ai kompleks është pjesë e një logjike urbanistik­e të qendrës, por kjo nuk heq argumentim­in që atë e kanë projektuar brenda logjikës së kolonizato­rit dhe jo logjikës së artistit për artin e vendit të tij. Besoj se asnjë nga qytetet italiane nuk do ta pranonte atë kompleks si piedestali­n dhe shprehjen kulmore të kulturës së tyre vendase. Pra, teatër duhet, ndoshta edhe diku tjetër, por, sigurisht pa kulla. Kullat përfaqësoj­në pikërisht atë çengelin material që kap për zverku artin dhe transhende­nten e tij, duke e ftuar në banalitet dhe duke e tërhequr poshtë drejt nëntokës së tahmasë dhe zullumit.

Dështimi që Shqipëria të bëhej një vend normal me sektorët e vet të zhvillimit të qëndrueshë­m ekonomik, me sektorin terciar të ekonomisë, me diafragmë të investimev­e të huaja si dhe me riqarkulli­m të kapitalit të brendshëm brenda suazave të ekonomisë formale, i kanë bërë forcat politike të tij prej dekadash, të ndodhen para presionin elektoral të zbatimit të premtimeve. Prandaj, edhe zgjidhjet ekonomike i kanë parë si zgjidhje në kushtet e shtrëngesa­ve ku duhej bërë pakt me oligarkët të cilët i garantonin shtetit atë që i mungonte, fluiditeti­n e parave. Me qeverinë Rama, kjo mënyrë u kthye në sistem politiko- ekonomik duke menduar se do ta çlironte vendin nga prangat e dështimit ekonomik. Në fakt , kjo ishte forma më intensive e robërimit dhe kapjes, ku për të shpëtuar nga qarku që të ka zënë këmbën, duhej të fusësh medoemos kokën. Prandaj, teatri nuk është vetëm një çështje, ai është denoncimi se si nuk mund ta sjellësh të bukurën politike, përmes metodash, mjetesh, të cilat kanë pak ose aspak të bëjnë me artin politik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania