Panorama (Albania)

Ekzekutimi në Durrës u porosit nga Italia, viktima me makinë të blinduar

Dy autorët dyshohet se janë paguar për vrasjen e 40- vjeçarit. Vila e sapoblerë nga babai i dy fëmijëve s’kishte kamera sigurie

- Feriz Bardhi

Ekzekutimi i 40vjeçarit me origjinë nga Tropoja dyshohet se është porositur nga jashtë Shqipërisë.

Kjo është pista kryesore që po heton Prokuroria e Durrësit lidhur me vrasjen e Feriz Bardhit. Mësohet se 40- vjeçari kishte konflikte të hapura në Itali, atje ku ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktiviteti­n e trafikimit të drogës. Për këtë arsye, Bardhi kishte marrë masa për t’i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm. Babai i dy fëmijëve, kohët e fundit lëvizte me makinë të blinduar. Por, ai u godit në një moment kur nuk e priste, në mes të ditës dhe në derën e vilës së tij që kishte blerë kohët e fundit në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Bardhi ishte përfshirë në trafikimin e kokainës në Itali dhe kishte krijuar përplasje dhe konflikte me trafikantë­t atje. Pak orë pas ngjarjes, që tronditi qytetin e Durrësit të enjten e 1 gushtit, në një kohë që sezoni veror është në pikun e tij, Policia ka shoqëruar disa persona pas vrasjes së Bardhit, që kishte vetëm pak kohë që ishte zhvendosur nga Shën Vlashi, periferi e qytetit bregdetar, për të jetuar në Durrës. Mes të shoqëruarv­e, janë edhe familjarë të viktimës dhe persona qe janë gjendur në vendin e ngjarjes në momentin e krimit si dhe disa prej shokëve me të cilët i riu shoqërohej kohët e fundit. Ata janë marrë në pyetje nëse kishin dijeni të ndonjë konflikti të tij kohët e fundit apo edhe më herët. Por, vrasja dyshohet për aktiviteti­n e drogës në Itali dhe hetuesit nuk shohin ndonjë shkak të mundshëm që lidhet me vendlindje­n.

“Kemi shoqëruar një numër të madh personash që mund të kenë dijeni apo mund të na ndihmonin në hetimet që po kryejmë për ngjarjen. Mes tyre janë familjarë, të afërm, shokë me të cilët shoqërohej kohët e fundit dhe persona që u gjendën rastësisht në momentin e krimit. Por, sipas tyre, Ferizi nuk kishte probleme apo konflikte të hapura në Shqipëri. Në këto kushte, dyshojmë se porosia për vrasjen e tij ka ardhur përtej Adriatikut, ku na rezulton se ka pasur probleme”, thanë burime nga grupi hetimor.

Në vendin e krimit nuk ka pasur kamera sigurie, gjë e cila vështirëso­n akoma edhe më shumë punën për identifiki­min e dy personave që morën pjesë në vrasjen e 40vjeçarit. Vetë Ferizi do të vendoste kamerat e sigurisë në vilën e sapoblerë, por teknikët nuk kishin ardhur për të bërë montimin e tyre. Mospraninë e kamerave e kanë pikasur edhe ekzekutorë­t, të cilët krimin e kryen në derën e shtëpisë. Si duket, ata e kanë mbajtur nën vëzhgim Bardhin, i cili sapo ishte kthyer në shtëpi, duke parkuar makinën e blinduar disa metra larg banesës. Ekzekutorë­t nuk kanë vepruar në këtë moment, pasi ngjitur më vilën e Bardhit po punonin disa punëtorë në një objekt të ri. Ata e kanë lënë të futej brenda në vilë dhe, pasi kanë pritur disa minuta, e kanë thërritur në emër. Në momentin që Bardhi doli, ata e pyetën nëse ishte ai dhe e qëlluan me 12 plumba. Autorët dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin u larguan pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës në Fushë- Krujë, brenda së cilës janë gjetur edhe armë. Feriz Bardhi është arrestuar në vitin 2012 bashkë me Arif Qelinë. Ata u kapën me një makinë “BMW X6”, të cilën Qelia e kishte marrë nga kompania ku punonte. Brenda në makinë u gjet një sasi prej 700 gramësh kokainë e pastër, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 100 mijë eurosh. Sipas hetuesve italianë, ata nuk ishin shpërndarë­s të thjeshtë, por një shkallë më lart.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Feriz Bardhi
Viktima Feriz Bardhi
 ??  ?? Vendi ku u vra 40- vjeçari
Vendi ku u vra 40- vjeçari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania