Panorama (Albania)

Pas dy denoncimev­e nga SHBA, Prokuroria thërret Dakon

Ish- kreut të Bashkisë Durrës i është ndaluar hyrja në SHBA

- BLEONA METUSHI

Prokuroria për Krime të Rënda pritet të thërrasë sërish ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, për të dëshmuar, ndërsa nuk konfirmohe­t në çfarë cilësie.

Dako është marrë në pyetje edhe gjatë muajit maj të këtij viti për të dhënë shpjegime në lidhje me përgjimet, ku ka rezultuar se përmendet dhe flet me Avdylajt. Këta të fundit janë duke u hetuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe në përgjime duken të afërt me kreu e bashkisë. Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda konfirmuan dje se Dako do të thërritet sërish për t’u marrë në pyetje, por ende nuk është caktuar një datë. Tri ditë më parë, Departamen­ti i Shtetit Amerikan njoftoi se ish- kreut të Bashkisë së Durrësit dhe familjes së tij, i është ndaluar hyrja në SHBA, pasi sipas tyre është i përfshirë në raste madhore të korrupsion­it.

HETIMET

Publikisht, Dako është akuzuar se nga përgjimet duket se është i përfshirë në shitblerje­n e votës, megjithëse ai e ka mohuar një fakt të tillë. Dako, në daljet e tij publike, ka pranuar se mund të ketë kontaktuar me Avdylajt, por ashtu siç kontakton me qytetarë të tjerë të Durrësit, në cilësinë e kryebashki­akut dhe se nuk ishte në dijeni të aktiviteti­t të tyre. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se pas përfundimi­t të transkript­imit të disa prej përgjimeve, tashmë hetimet për këtë dosje kanë kaluar në një fazë tjetër dhe janë marrë shpjegime nga disa persona të dyshuar si të përfshirë.

DOSJA “339”

Hetimi për këtë dosje ka nisur që në vitin 2016, ndërsa janë vënë në përgjim disa grupe që dyshohet se trafikonin lëndë narkotike, ndërkohë në përgjime kanë dalë edhe zyrtarë të lartë. Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për këtë dosje u arrestuan dhe janë nën hetim dy ish- deputetë të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Pas zhvillimit të operacioni­t “Vol- Vo 4”, ku u arrestuan disa persona si pjesë e grupit të “Avdylajve”, vetë drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda bëri të ditur se nga përgjimet për këtë procedim penal kanë dalë edhe disa zyrtarë në administra­të dhe hetimet po zhvillohes­hin për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Donika Prela nuk bëri të ditur detaje të tjera, ndërsa disa javë më vonë në media u publikuan disa përgjime të drejtuesit të Bashkisë Durrës, i cili kontakton me Altin Avdylajn, një prej të arrestuarv­e. Nga komunikime­t duket se kanë një marrëdhëni­e të afërt. Ndërkohë, një nga bisedat e përgjuara diskutohet edhe dhënie e lekëve për vota. Dosja ‘ 339’ shkaktoi një reagim të gjerë në opinionin publik, ndërsa pati akuza nga opozita se qeveria ishte duke ruajtur Dakon nga një arrestim i mundshëm duke bllokuar hetimet. Por nga ana tjetër, zyrtarisht Prokuroria e Përgjithsh­me është shprehur se vonesat në hetimet për këtë dosje, kanë ardhur pasi ishin qindra CD përgjimesh të pazbardhur­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania