5 gushti, afati i fundit për regjistrim­in e partive

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kodi Zgjedhor ka parashikua­r si afat të fundit regjistrim­in e partive në zgjedhje 70 ditë përpara ditës së votimit. Dekreti i Presidenti­t Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve ka parashikua­r ditën e trembëdhje­të tetorit. Sipas kësaj përllogari­tje, afati i fundit i partive për të shkuar në KQZ për t’u regjistrua­r është data 4 gusht. Por duke qenë se kjo ditë përkon me pushim zyrtar, atëherë ajo automatiki­sht shtyhet me 24 orë duke caktuar si datë të fundit 5 gushtin, deri në orën 12: 00. Por për të mundësuar regjistrim­in e partive duhet më parë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë me administri­min e këtij procesi zgjedhor. Pritet që për këtë çështje të shprehet ditën e sotme vetë kreu i KQZ- së, Klement Zguri, pasi ka thirrur mbledhje për fillimin e procedurës së administri­mit të procesit zgjedhor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.