Panorama (Albania)

MILIONË LEKE

- Luçiano Boçi

Tenderi për uniformat e reja të Policisë shkaktoi dje një përplasje në distancë ndërmjet ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe Partisë Demokratik­e.

Pas akuzave të demokratëv­e se tenderi është bërë për të favorizuar një kompani dhe se është dyfishuar vlera në 30 milionë euro, ministri Lleshaj reagoi në “Facebook”, duke i cilësuar këto si të pavërteta. “Drejtuesit e PD- së vuajnë një krizë të thellë. Ata besojnë sinqerisht se kushdo që ka një pushtet, vjedh, pasi ata vetë kanë vjedhur sa herë kanë pasur një mundësi për ta bërë këtë. Në vijim të kësaj logjike mjerane, përmes një deklarate dje, ata kanë parashikua­r një vjedhje që do të ndodhë në të ardhmen, kur të përzgjidhe­t fituesi i një procedure prokurimi për uniformat e Policisë së Shtetit. Duke hedhur poshtë me neveri gënjeshtra­t e turpshme që mbajnë logon e PD- së, më mbetet t’u them autorëve të tyre se Sandër Lleshaj nuk i përket farës duaj, se Sandër Lleshaj ka Tenderi për uniformat e reja të Policisë së Shtetit është parashikua­r të kushtojë 30 milionë euro. Sipas PD- së, me këtë procedurë prokurimi publik, po bëhet një aferë korrutive, duke parapërcak­tuar kompaninë fituese. dhe do të ketë vetëm një pasuri në jetën e tij, nderin e tij, të familjes, të të parëve të tij dhe të Atdheut të tij. Sado të ëndërroni, Sandër Lleshajn nuk do ta keni kurrë të ngjashëm me ju, as në vjedhje, as në vrasje dhe as në turpe të tjera”, theksoi ministri i Brendshëm. Në vijim të reagimit, Lleshaj theksoi se prokurimi për uniformat e reja të Policisë po bëhet nëpërmjet një tenderi ndërkombët­ar dhe se do të denoncojë PD për shpifje. “Mund të duket naivitet nxitimi juaj për të parashikua­r një vjedhje në të ardhmen. Por, në të vërtetë, kjo është një përpjekje djallëzore për të ndërhyrë dhe ndikuar në një procedurë publike dhe të hapur ndërkombët­are. Dhe, pa dashur të parashikoj të ardhmen, më duhet të garantoj drejtuesit e PDsë, se vjedhja e dëshiruar dëshpërimi­sht prej jush nuk do të ndodhë. Tentativa juaj për të ndërhyrë në procesin e prokurimit të uniformave të Policisë së Shtetit nuk do të ketë sukses. PD do të duhet të mbrojë përpara një Gjykate poshtërsit­ë, me të cilat ka ndotur opinionin publik. Çdo shumë financiare, që do të rezultojë si zhdëmtim pas procesit gjyqësor, do të shkojë në favor të familjeve të policëve të rënë në detyrë”, përfundoi ministri.

REAGIMI Pas këtij qëndrimi të Lleshajt, Partia Demokratik­e reagoi nëpërmjet kryetares së Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku, ku, sipas saj, të gjitha paratë e tenderimit do të konfiskohe­n. “Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmua­r afatin për pjesëmarrj­en në tender. Kjo është fara më e keqe e politikanë­ve. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestroh­en farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t’u kthehen shqiptarëv­e”, theksoi Pelinku.

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Endri Hasa, doli dje në një deklaratë për mediat, ku theksoi se qeveria po rrit taksat ndaj biznesit me sistemin e ri të kasave fiskale. “Qeveria ka paraqitur ligjin e zhvatjes së re të biznesit, nëpërmjet nxjerrjes jashtë përdorimit të kasave fiskale dhe futjes në përdorim të një sistemi të ri, që kushton para për çdo biznes që punon në Shqipëri. Me ligjin e ri të qeverisë, të gjitha pajisjet fiskale në përdorim të biznesit, përfshirë rreth 140 mijë kasa fiskale, do të dalin jashtë përdorimit. Në vend të tyre, qeveria po krijon me ligj një sistem të ri për faturat, duke detyruar çdo biznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale. Ky ligj rrit kostot për biznesin, cenon konkurrenc­ën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentim­it mijëra biznese”, theksoi Hasa. Në vijim të deklaratës, ish- deputeti bëri analizën të kostos për çdo biznes ku theksoi se: “Kostoja tjetër që do t’i shtohet çdo biznesi që punon në Shqipëri, është pagesa për t’u pajisur me firmë elektronik­e. Ky është një detyrim thelbësor për funksionim­in e sistemit të ri, për të cilin qeveria ka hartuar ligjin e ri. Firma elektronik­e kushton nga 50 deri në 110 euro për çdo biznes. Në kostot e biznesit, duhet të përfshihet edhe nxjerrja jashtë përdorimit e kasave fiskale. Një vit më parë, Edi Rama dhe Ministria e Financave e gënjyen biznesin, duke thënë se kasat ekzistuese, që kushtojnë mesatarish­t 350 euro, nuk do të preken. Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë dhe të grabisë qytetarët për të mbushur xhepat e vet të babëzitur. Ka vetëm një rrugë që ky ligj të mos miratohet. Duhet të largojmë qeverinë që e ka propozuar atë kundër interesit të mbi 150 mijë bizneseve”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania