Panorama (Albania)

Palmer: Kemi dëshmi të forta në lidhje me korrupsion­in e zotit Dako

-

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, tha dje se Departamen­ti i Shtetit ka dëshmi të forta për aktiviteti­n korruptiv të ish- kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako. “Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitete­t e korrupsion­it nga ana e zotit Dako. Dhe, ne kemi autoritete­t që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstron­te angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsion­it dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe, është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuoj­ë në procesin e luftimit të korrupsion­it publik në Shqipëri dhe gjetkë”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan. I pyetur nëse çështja Dako është e lidhur me qeverisjen e Kryeminist­rit Rama, Palmer tha se nuk e sheh këtë si çështje të qeverisjes së Kryeminist­rit. “Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeminist­rit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik”, tha Palmer. Sipas tij, SHBA nuk po mbështet Kryeminist­rin Rama. “Ne nuk po mbështesim Kryeminist­rin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëve­shjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucio­net shqiptare”, tha Palmer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania