Basha: Rama hesht që SHBA e cilësoi të korruptuar Dakon

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, përmes një postimi në “Facebook” akuzoi Kryeminist­rin Rama për heshtjen e tij ndaj akuzës për korrupsion që SHBA bëri për ishkrye bashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. “Edi Rama hesht për vendimin e SHBA- së që e shpalli Vangjush Dakon një kryebashki­ak të korruptuar. Rama sulmoi “Zërin e Amerikës” për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve nga Dako dhe krimi i organizuar”, shkruan Basha. Sipas tij, Rama dhe Dako janë një dhe interesat e tyre lidhen te korrupsion­i dhe vjedhja për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. “Vangjush Dako dhe krimi i organizuar janë një. Duke blerë pushtetin për Ramën, ata shtojnë pasurinë për vete. Edi Rama dhe Vangjush Dako janë një, duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e vet të paligjshme. Pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi. Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama- Veliaj- mafia e ndërtimit dhe drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psikik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha në “Facebook”, ndërkohë që pak ditë më parë Departamen­ti Amerikan i Shtetit njoftoi ndalimin e hyrjes në SHBA të Vangjush Dakos dhe familjarëv­e të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.