SHEMBJA E TEATRIT?! RAMA THËRRET NË KAUZË AKTORIN “ALLA DELON”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryeminist­ri Edi Rama ka postuar ditën e djeshme në “Facebook”- un zyrtar, komentin e një tjetër artisti që kërkon një teatër të ri në hapësirën e ndërtesës aktuale. Pavarësish­t se më herët ka folur me nënçmim ndaj artistëve të sotëm të skenës, për aktorë si Ardian Cerga që kanë shprehur haptazi mendimin për “mjerimin” e godinës, nuk kursehen as fjalët e mira. Duke evidentuar talentin “alla Delon” dhe vuajtjen e aktorit gjatë diktaturës, kur “e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit” Rama sjell në vëmendje fjalën e aktorit për çështjen e Teatrit Kombëtar. “Domosdoshm­ëria e një teatri të ri është evidente. Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së Teatrit, e cila, për fat të keq, nuk afron më asgjë përveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij Teatri kanë interpretu­ar kolosët e artit skenik”, shprehet Cerga, duke theksuar se ndërtimin e një teatri të ri me parametra modernë e shikon si një domosdoshm­ëri. Aktori shprehet se teatri i ri duhet të ndërtohet në vendin ekzistues dhe sugjeron që për respekt të figurave të shquara të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.