Panorama (Albania)

“ARTURO UI” SHQIPTAR: KUJTIMET DHE VLERAT T’I MBROJMË

-

Prej agorasë së protestave, ai rrëfen se terri dhe amullia politike e krijuar pas zgjedhjeve njëpartiak­e të 30 qershorit për bashkitë mund të shfrytëzoh­et për të ndërmarrë ndonjë hap jo të moralshëm. Po ashtu, Budina tregoi për transformi­min që i kanë bërë Teatrit gjatë këtyre ditëve që godina është në administri­m të tyre. “E kemi kthyer shumë më mirë se ç’ishte, madje kemi gjetur dëmtime për të cilat do të bëjmë një kallëzim penal”, u shpreh regjisori. Pas 24 korrikut, kur njerëzit e thjeshtë panë se si mund të goditej edhe artisti, Budina tregon se ka pasur një sensibiliz­im të gjerë. Për ta forcuar edhe më këtë “betejë”, Budina shprehet se është e nevojshme një pjesëmarrj­e më e madhe, ku njerëzit nuk duhet të nxiten nga ideologjit­ë, por nga besimi se e drejta mund të triumfojë. Regjisori, gjatë protestës së djeshme, bëri me dije se është ndërmarrë një nismë për të mbledhur fonde që “monumenti i kulturës i mbrojtur nga populli” edhe të mund të restauroAk­tori i njohur Shkëlqim Basha zgjodhi dje që të shprehte mbështetje­n ndaj kauzës së Teatrit përmes një videopoezi­e, ku flet për ngjitjen në majat e pushtetit dhe ambicien për të zgjeruar ndikimin, duke lënë mënjanë idealet. Ndër të tjera, aktori thekson se kujtimet dhe vlerat duhen mbrojtur me fanatizëm. het po nga populli. “Ne do t’ia arrijmë kësaj pune”, tha Budina. Shkrimtari Rudi Erebara, i cili si artisët e tjerë, prej ditës kur u dha alarmi për zhvendosje­n e rekuizitës, ka lënë dorëshkrim­et e përkthimet mënjanë, duke kaluar orë të gjata pa gjumë në ruajtje të godinës, thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të vetëndërgj­egjësohen: “Unë nuk u kërkoj asgjë. Shqiptarët, nga çdo vend i Shqipërisë, duhet ta bëjnë vetë atë që duhet bërë”. Erebara, gjatë fjalës së tij, tha se në një situatë të tillë edhe opozita nuk duhet të jetë më me pushime. “Kemi qëndruar këtu me ditë të gjata, por do të vijojmë ta mbajmë zjermin gjallë. Asnjë polic s’ka për të ardhë! Ne s’kemi dalë për të shpëtuar veten, por për të jetuar këtu”, tha Erebera. Ndërhyrjes së një prej qytetarëve, që u shpreh për shkatërrim­in që, sipas tij, Veliaj po i bënte Teatrit dhe Tiranës, Erebara iu përgjigj: “Por Veliaj është nga Tërpani”. Erebara theksoi se Teatri Kombëtar është vetëm fara, pasi, sipas tij, është e gjithë Shqipëria që ka nevojë për shpëtim. “Ne ju thamë një vit e gjysmë se do të vijnë në shtëpitë tuaja, ja ku erdhën.”, tha shkrimtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania