SHTYHET AFATI PËR TË APLIKUAR NË SHKOLLËN E POLICISË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Shtyhet deri në 15 gusht afati për aplikimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë e Përgjithsh­me”, për 500 vende. Policia bëri të ditur dje se e shtyu afatin e aplikimit, nisur nga kërkesat e shumta të adresuara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Policisë dhe për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentac­ionin deri më datën 3 gusht. Aplikimi do të bëhet deri më 15 gusht 2019 për pranim në Kolegjin Profesiona­l të Lartë për “Patrullë e Përgjithsh­me”. “Policia e Shtetit u vjen në ndihmë aplikantëv­e, të cilët dy prej dokumentev­e të kërkuara, certifikat­ën familjare dhe dëshminë e penaliteti­t, do t’i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët. Njëkohësis­ht, të gjithë aplikantët që janë regjistrua­r në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimi­t, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifiko­hen dhe nuk kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimi­t”, njoftoi dje Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.