Panorama (Albania)

Ankimi, Komisioner­i kërkon rihetim për kandidaten e SPAK

KP ngre dyshime për pasurinë dhe marrjen e statusit si të pastrehë

- BLEONA METUSHI

Duke ngritur dyshime për pasurinë dhe gjendjen në konflikt interesi, Komisioner­i Publik ankimoi këtë të premte konfirmimi­n në detyrë të prokurores së Krimeve të Rënda, Manjola Kajana, njëherësh edhe kandidate për Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion.

Në ankim, komisioner­i Florian Ballhysa kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit hapjen e hetimit për Kajanën, pasi sipas tij, provat e marra gjatë hetimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it nuk janë të mjaftueshm­e për të “vendosur konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, bazuar në vlerësimin tërësor të procedurav­e, duke çmuar se ky vendim shfaq mangësi në hetimin administra­tiv”. SHKAQET E ANKIMIT

Duke iu referuar ankimit të Komisioner­it Publik, në vendimin e Shkallës së Parë është evidentuar mungesa e hetimit mbi rrethana dhe fakte ligjore, si: ligjshmëri­a e aplikimit të përfitimit të statusit si i pastrehë nga ana e bashkëshor­tit të Kajanës, e konsiderua­r nga Komisioner­i si në kundërshti­m me parashikim­et ligjore për “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane” ( të ndryshuar), në raport me integritet­in e prokurores. Nuk është bërë një hetim i plotë për deklarimet e pasakta dhe kontradikt­ore të prokurores Manjola Kajana në plotësimin e deklaratës për kontrollin e figurës, sipas parashikim­it ligjor, si dhe deklarimev­e të vetë Kajanës mbi historikun e vendbanimi­t dhe vendqëndri­mit të saj dhe familjes. Komisioni, sipas KP, duhet të hetonte më tej për gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit midis subjektit të rivlerësim­it, Manjola Kajana, dhe funksionit të saj si prokurore në Fier, në drejtim të përfitimit të një trajtimi preferenci­al. Gjithashtu, Ballhysa thotë se ka mungesë hetimi mbi çështje të tjera të lidhura me burimet e ligjshme të të ardhurave të prokurores dhe personave të lidhur me të. “Nuk është hetuar nga Komisioni mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësim­it dhe personave të lidhur me të, për të mbuluar me burime të ligjshme shpenzimet dhe kursimet në sistemin bankar”, shkruhet në ankim.

PAQARTËSIA Komisioner­i Publik kërkon sqarim të mëtejshëm edhe për lëvizjen e gjendjes civile nga ana e prokurores dhe familjes së saj. KP kërkon shpjegime të mëtejshme në Kolegj për këtë pjesë. “Gjithashtu mbeten të paqarta lëvizjet e gjendjeve civile dhe deklarimit të banesave të subjektit të rivlerësim­it, të kryera nga kjo e fundit, si për shkak të përfitimit nga privatizim­i i EKB- së për banesën në Durrës të vjehrrit të subjektit, ashtu dhe për përfitimin e kredisë si familje e pastrehë në qytetin e Fierit”, shkruhet në ankim.

PRECEDENTI Komisioner­i në ankim vë në dukje se për të njëjtin fakt, përfitimin e statusit si i pastrehë, sipas tij, në kundërshti­m me ligjin, përfaqësue­s të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për një subjekt tjetër kanë kërkuar ankimin e vendimit. “Komisioner­i Publik vlerëson se në shqyrtimin e akteve të këtij vendimi, për shkak të rrethanave të njëjta të faktit dhe ligjore, duhet t’i referohet edhe qëndrimit të mbajtur në ankimin kundër vendimit nr. 84/ 2018 të Komisionit, për të cilin është depozituar dhe një rekomandim nga ana e një komisioni prej tre vëzhguesis­h ndërkombët­arë të ONM- së. Në aktet e sipërcitua­ra, për një situatë të ngjashme të një subjekti tjetër rivlerësim­i, është arritur në përfundimi­n se shihet e pamundur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësim­it, duke argumentua­r se çështjet të cilat potenciali­sht dëmtojnë besimin e publikut, duhen vlerësuar drejt”, shkruhet në ankim.

 ??  ?? Prokurorja Manjola Kajana
Prokurorja Manjola Kajana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania