Panorama (Albania)

Zaptuan plazhin publik, hiqen 1 mijë shezlongë

Biznesmeni: Kam 10 vite që paguaj taksa, kam fituar gjyq

-

Sikur të mos mjaftonte numri i pakët i turistëve që frekuentoj­në Ksamilin këtë verë, autoritete­t shtetërore në pikën kulmore kanë nisur operacioni­n antiinform­alitet.

Që në orët e para të së premtes, efektivë të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake kanë zbarkuar te disa biznese që ofrojnë për pushuesit shezlongë. Gjatë operacioni­t, ku morën pjesë Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamen­tin e Policisë Kriminale dhe Komisariat­i i Policisë Sarandë, me mbështetje­n e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në bashkëpuni­m edhe me Bashkinë Sarandë, mësohet se është liruar një hapësirë prej 4000 metrash katrorë plazh që ishte zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme. Tre pronarë subjektesh janë proceduar penalisht, pasi ushtronin aktivitet në kundërshti­m me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre. Për këtë arsye, janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve. Por, biznesmenë­t thonë se disponojnë dokumentac­ion të rregullt dhe se Policia me këto ndërhyrje ka shkaktuar terror dhe panik ndaj familjeve të tyre. Flamur Pollo, një nga biznesmenë­t e proceduar penalisht, thotë se prej 10 vitesh ka kontratë për shfrytëzim­in e hapësirës në breg të detit dhe përgjatë këtyre viteve ka qenë ndër taksapague­sit më të rregullt për detyrimet në institucio­ne si edhe sinjalisti­kën detare, por edhe me rojën bregdetare. Çështja, sipas tij, ka nisur para dy vitesh kur në këtë pronë kanë ardhur autoritete­t bashkiake duke kërkuar t'ia hiqnin nga përdorimi zonën e plazhit. "Flamuri është detyruar ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastë­r edhe Tiranë, vendimet e të cilave kanë qenë në favor të tij", thotë Servet Pollo, babai i Flamurit. Ai shton se punonjësit e Bashkisë së Sarandës nuk e marrin parasysh këtë gjë, por vijnë pa vendim edhe kërkesë, por mjaftohen vetëm duke ua komunikuar atë gojarisht. Ai u bën thirrje institucio­neve edhe Kryeminist­rit të veprojnë sipas ligjit edhe rregullave e të mos godasin njerëzit e ndershëm, të cilët punojnë edhe janë taksapague­s të rregullt të këtij vendi. Ndërkohë, sipas Policisë, Pollo ushtronte aktivitet pa lejen e Bashkisë, duke i bllokuar rreth 200 shezlongë, çadra e tavolina. Një tjetër biznesmeni iu bllokuan 600 shezlongë, çadra e tavolina, që përveçse nuk kishte leje nga Bashkia, nuk përdorte as kasë fiskale. Ndërsa një tjetër biznesmeni iu bllokuan 160 çadra, shezlongë e tavolina. Të tre biznesmenë­t do të hetohen për "Fshehje të të ardhurave" dhe "Pushtim i tokës". Pritet që operacioni të vijojë në gjithë zonën bregdetare.

 ??  ?? Policia, dje gjatë aksionit në Ksamil
Policia, dje gjatë aksionit në Ksamil

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania