"Nuk fle këtu korrupsion­i dhe paligjshmë­ria, zoti Kryeminist­ër"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Pas aksionit të Policisë, në plazhet e Ksamilit ka shkuar të premten edhe ish- deputetja e Partisë Demokratik­e për Qarkun e Vlorës, Nada Meçorrapaj. Ajo dënoi arrogancën e Policisë dhe e cilësoi aksionin dhunim të pronës private. "Nuk fle këtu korrupsion­i dhe paligjshmë­ria, zoti Kryeminist­ër. Me shumë keqardhje si Kryeminist­ër i gjithë Qarkut të Vlorës, konkretish­t edhe të zonës në të cilën ne jemi, është e turpshme që të ushtrosh dhunë dhe t'u kthesh krahët qytetarëve të tu, qytetarëve të ndershëm, të cilët me shumë mund dhe sakrificë ushqejnë familjet e tyre. Jo vetëm banorët e këtij biznesi, por i gjithë Ksamili sot është i tronditur për këtë lloj aksioni që është duke u marrë", tha Meçorrapaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.