Panorama (Albania)

Biznesmenë­t kosovarë që jetojnë me punë sezonale

Shumë prej tyre me të ardhurat nga tre muaj mbajnë familjen

- Noremin Hasani Selim Nevoja

LEZHË - Shqiptarët e Kosovës nuk vijnë në Shqipëri vetëm për të kaluar pushimet e verës. Ka jo pak prej tyre, që numrin e madh të pushuesve nga Kosova e shfrytëzoj­në për të hapur restorante që u përgjigjen kërkesave specifike të tyre. Një prej tyre është Noriman Hasani. Prej 10 vitesh, ai çdo sezon veror vjen nga Ferizaj në Shëngjin për të punuar. Ka hapur një "Fast- Food" në qendër të plazhit. Por, ai nuk është i vetmi shqiptar nga Kosova që ka ngritur biznes në këtë zonë që çdo vit e më shumë dyndet me pushues kosovarë, kjo për shkak edhe të afërsitë gjeografik­e.

Përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit numërohen të paktën 250 biznese të ndryshme që janë ngritur nga shqiptarë të Kosovës, që ofrojnë shërbime vetëm gjatë 3 muajve të verës.

"Fillimet kanë qenë të vështira, jemi paragjykua­r pasi ishim të ardhur, por më pas u ambientuam dhe ndihemi mirë këtu në Shëngjin", thotë Noremin Hasani. Ai shprehet se gjatë 5 viteve të fundit ka një rënie të të ardhurave, por që gjithsesi janë të kënaqur, ndërsa shton se pushteti vendor dhe ai qendror duhet të investojnë në përmirësim­in e infrastruk­turës. "Të them të drejtën të ardhurat kanë rënë gjatë viteve të fundit e kjo do të thotë se kemi punë më pak. Por gjithsesi, jemi të kënaqur, pasi e kemi si burim jetese aktiviteti­n 3- mujor këtu", shton i moshuari.

Selim Nejova nga Prizreni ka një byrektore në Shëngjin prej 9 vitesh. Ai thotë se pjesën më të madhe të klientëve e ka nga Kosova dhe me të ardhurat që nxjerr siguron jetesën. "U bënë 9 vite që kam marrë kam marrë me qira një dyqan këtu në Shëngjin dhe kam ngritur një byrektore dhe aktiviteti­n e ushtroj vetëm gjatë 3 muajve të verës. Mbi 70% e klientëve janë shtetas të Kosovës, pasi edhe stilin e kemi siç atyre u pëlqen. Na identifiko­jnë kollaj nga emrat që u kemi vendosur bizneseve. Me këtë aktivitet siguroj të ardhura për të mbajtur familjen dhe jam shumë i kënaqur, pasi dhe njerëzit janë shumë mikpritës", thotë Nejova.

Shqetësim për biznesmenë­t e vegjël nga Kosova është sezoni turistik mjaft i shkurtër. Pjerin Mulloja nga Fushë- Kosova kërkon ndërhyrjen e autoritete­ve për zgjatjen e sezonit turistik, pasi kjo do të thotë më shumë të ardhura për ta dhe të gjithë sektorin privat.

"Sezoni turistik është mjaft i shkurtër. Duhet të nisin më herët përgatitje­t për nisjen e sezonit turistik dhe hapja mendoj se duhet bërë që më 1 maj dhe të mbyllet në tetor. Kjo do të ishte një ndihmesë mjaft e madhe për ne dhe të gjithë sektorin privat këtu në Shëngjin, pasi do të thotë më shumë të ardhura. Se, të them drejtën, në këto kushte që jemi, sezoni nuk zgjat më shumë se dy muaj", shprehet Mulloja, i cili prej 10 vitesh punon sezonalish­t në Shëngjin.

Drejtori i të Ardhurave Vendore në Bashkinë e Lezhës, Arben Ndoj, thotë se bizneset që administro­hen nga shqiptarë të Kosovës, janë më të rregullit për taksat. "Operojnë vetëm gjatë sezonit turistik dhe janë kryesisht byrektore, restorante tradiciona­le kosovare, furra buke, por ka tregtarë ambulantë që shesin në shëtitore. Duhet theksuar fakti se operojnë konform të gjitha rregullave dhe janë taksapague­s të rregullt në Bashkinë e Lezhës", thotë Ndoj. Por, përveç bizneseve, ai shton se shqiptarët e Kosovës kanë blerë edhe apartament­e në Shëngjin si mundësi investimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania