Panorama (Albania)

Ish- të fejuarat e Seldi Qalliut bëhen nëna, këngëtarit i ngec filmi edhe te vajza e Sabianit dhe stopon jetën virtuale

-

Pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish- e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016. Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo iku, kaq ishte e shkruar”. Madje, ai shtoi se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar. E teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, para pak ditësh është mësuar se Dafina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, politikani i njohur Milaim Zeka. Ky i fundit publikoi disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqej duke festuar pasi kishte mësuar se ishte bërë gjysh. “Sapo mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë së bashku me Edën dhe disa miq nga Brukseli dhe Gjermania. Që Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtetë. Që unë u bëra gjysh, kjo është rrenë…”, ka shkruar me humor Zeka, i përfolur si deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Nisma Socialdemo­krate. Kujtojmë që Dafina është e dyta ish- e fejuar e Seldit që bëhet nënë pas ndarjes prej tij. E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohu në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të. Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenika u pasua me konflikt e polemika. Pas “Big Brother”, Domenika iu rikthye jetës në Itali, ku pas pak vitesh u bë nënë e një djali. Vitet e fundit ajo punonte pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës si asistente teknike në skenografi. Nga ana tjetër, Seldi Qalliu, pasi i dha fund lidhjes me të, u nda edhe nga e fejuara prej pesë vitesh, Dafina Zeka, dhe e fejuara tjetër këngëtare, Mimoza Shkodra. Pas ndarjes nga Mimoza u fol se ai kishte nisur një histori të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit. Në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpuni­mi u panë disa herë në shoqërinë e njëri- tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të stopuar aty. Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, sepse prej muajsh nuk poston asgjë nga aktiviteti i tij aktual. Duket se kënga me Kejsin, me titull “S’ka dashni”, është një fabul që i përshtatet dhe historisë së tij të jetës deri tani me tri fejesa të dështuara. Nuk dihet nëse Seldi është tipi i djalit të vështirë në marrëdhëni­e, apo nuk ka fat në dashuri sa t’i çojë fejesat në martesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania