Aventurat dhe luksi i shfrenuar i Luana Vjollcës, nga hotelet me 5 yje tek udhëtimet me helikopter privat

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Luana Vjollca ndodhet me pushime në Monte Carlo, Monaco. Para dy ditësh publikoi një foto ku deklaronte se Monte Carlo ishte tanimë qyteti i saj i preferuar. Në foto Luana shfaqej joshëse, e veshur me pantallona të shkurtra, që i kishte zbërthyer. Por si për çudi, më pas ajo e fshiu foton sepse siç duket, nuk i kanë pëlqyer komentet. Mirëpo, e njëjta foto është postuar edhe në revistën e njohur “Monaco Today”, duke marrë kështu vëmendjen edhe të lexuesve të huaj. Dhe nuk kishte si të mos binte në sy me atë gjest shkruanin komentuesi­t, të cilët zbërthimin e pantallona­ve e konsiderua­n ekstravaga­ncë të tepruar, si vetëm pushimet e saj. Moderatorj­a dhe këngëtarja Luana Vjollca po vazhdon me luksin e shfrenuar në pushime, ndërsa është duke shijuar rivierën në Nice dhe Cannes me helikopter privat, duke u konsiderua­r një mjet për pasanikët. E ndërkohë, ajo nuk ka harruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here foto nga pushimet e saj. Kështu, Luana nuk është mjaftuar me pushimet në Monte Carlo, ku një natë në hotelin ku qëndronte moderatorj­a kapte shifrën e çmendur 710 dollarë. Ajo është zhvendosur në një tjetër destinacio­n përrallor, duke zgjedhur këtë herë rivierën magjepsëse të Francës në qytetet Nice dhe Cannes, ku qëndrimi në hotele me 5 yje është diçka krejt normale për të. Nëpërmjet fotove të fundit të postuara në rrjete sociale nga moderatorj­a, kuptuam se me çfarë kishte zgjedhur ajo të lëvizte dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj marke të shtrenjtë makine, por për helikopter privat. Këngëtarja pozonte e lumtur dhe dukej superseksi si pilote e veshur me një fustan të shkurtër. Luana vazhdon pushimet mes luksit, pa zbuluar kush e shoqëron, ndërkohë që sipas ndjekësve, ai që e shoqëron është pikërisht i dashuri i saj menaxher, Krenar Çoçaj. Duket se ai e ka ndihmuar shumë që ajo të depërtojë në tregun e muzikës, duke marrë edhe ftesa për koncerte. Por duket se bashkëpuni­mi i fundit “Yalla Habibi” me të famshmin nga Australia, Faydee, nuk u prit aq mirë. Si fillim ishte lajmi që pushtoi mediat se kjo këngë ishte kopjuar nga “Yalla Habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix. Ndërkohë, fansat e Faydee e konsiderua­n bashkëpuni­m “të gabuar” atë me Luana Vjollcën. Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare. “Zëri i Faydee është i mrekullues­hëm dhe i bukur, ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”, shkruante një ndjekës i këngëtarit. “E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare, me të cilën mund të bashkëpuno­je”, ka shkruar një tjetër. “Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullues­hëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpuno­nte me të”, ka vijuar një i tretë. “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”, ka komentuar një tjetër ndjekës. Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën “YouTube” plot 2.2 milionë shikime. Po pavarësish­t këtij fakti, diçka e çuditshme ndodhi me këngën e Luanës në “Youtube”. Teksa shihje në videoklipi­n e Luanës dhe Faydeet në “Youtube”, ajo që u tërheq vëmendjen të gjithëve janë komentet e shumta që videoja ka marrë. Mirëpo, e çuditshmja ishte që komentet janë pothuajse të përsëritur­a. Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë. Përveç kësaj, në sy binin edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, “Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminder­it”, të cilat nuk kanë fare lidhje me këngën. Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘ spam’, për të cilat moderatorj­a Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni. Fady Fatrouni, i njohur si Faydee, është këngëtari 32- vjeçar libanez, me karrierë në Australi, i cili vendosi të bënte për herë të parë një bashkëpuni­m me një shqiptare dhe ajo ishte Luana Vjollca. Nisur nga komentet negative për zërin, u tha se Luana për t’u qetësuar vendosi të arratisej për disa ditë pushime relaksuese, të cilat i nisi nga Italia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.