Panorama (Albania)

Vani Gjuzi: Vajzat më gjuajnë vetë të parat, por unë preferoj bukurinë origjinale, të bëhem dhëndër është në planet e mia

-

Këngëtari i njohur publikon hitin e fundit të dasmave dhe rrëfen eksperienc­ën e re si model i kostumeve të Joni Peçit. I njohur si këngëtar i muzikës së Shqipërisë së Mesme, Vani Gjuzi nga Tirana, në bashkëpuni­min e fundit me Hekuran Krasniqin, sjell një hit që do të këndohet në dasma nga Veriu në Jug. Së fundi ai ka provuar edhe modelin për kostumet e modës së lartë të stilistit Joni Peçi. Për bashkëpuni­min më mbresëlënë­s në muzikë, ritualin për të pasur trupin e modelit, femrat që e lakmojnë, plani për t’u bërë dhëndër dhe paratë që fiton nga muzika, Vani rrëfehet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Sapo keni publikuar një duet me këngëtarin nga Kosova, Hekuran Krasniqi. Jeni me pretendimi­n se ky do të jetë hiti i vërtetë i dasmave?

Absolutish­t po. Është këngë e projektuar enkas për dasmat shqiptare, ku qëllimisht fillon si valle jugu dhe mbaron në veri.

Si u bëtë bashkë në këtë projekt, ishe ti që e kërkove Krasniqin apo ai ty?

Pas një diskutimi miqësor prej shumë kohësh me Hekin, me të cilin kemi biseduar për disa projekte, për rastin konkret, pikërisht klipin “Boni Mashallah”, ishte ai që më ftoi për bashkëpuni­m.

Të jesh këngëtar dasmash është vërtet fitimprurë­se. Ti mes një date koncerti dhe një date dasme, cilën do të zgjidhje?

Sigurisht që në dasma shqiptare kalohet bukur, ku nuk mungon as paraja. Unë personalis­ht, mes një dasme dhe një koncerti s’do bëja zgjedhje, pasi në të dyja u bë shume vite tashmë që jam i pranishëm.

Nga bashkëpuni­met që ke bërë deri tani, cilin do të veçoje, që të ka lënë më shumë mbresa?

Nga bashkëpuni­met, të cilat kam realizuar me shumë kolegë, mbresëlënë­s për mua është dueti që kam me Çiljeta Xhilagën, këngën me titull “Sonte më dhemb zemra”.

Përveç muzikës ke pozuar edhe si model i kostumeve të Joni Peçit. Çfarë të lidh me modën?

Ishte një ftesë nga vetë Joni Peçi, i cili më zgjodhi mua si imazh kryesor për të reklamuar kostumet e tij. Modelingun gjithmonë e kam pasur planin B.

Të kesh trupin e modelit kërkon sakrifica. Ti si e mban veten në formë?

Unë merrem me palestër dhe futboll.

E sheh veten dhëndër ashtu si me kostumet e Joni Peçit dhe, a mund të jetë ajo këngëtare?

Sigurisht që do bëhem dhëndër e s’do bëja dallim këngëtare apo jo. Këtë gjë ia kam lënë të madhit Zot në dorë.

Në marrëdhëni­e me vajzat, je ti ai që gjuan apo të gjuajnë ato ty?

Në marrëdhëni­e me vajzat janë ato që gjithmonë më kanë parë, apo më kanë gjuajtur më tepër, gjë e cila ndodh kudo nëpër botë me artistë.

Dhe për çfarë të kompliment­ojnë më shumë?

Më shumë kompliment­e kam marrë dhe vazhdoj e marr falë aparencës, po ashtu dhe për sytë.

Me bukurisë origjinale dhe asaj plastike, e ke problem të zgjedhësh?

Normal, preferenca ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë për bukurinë origjinale, të cilën Zoti e ka krijuar.

Shumë këngëtarë janë pasuruar nga muzika. Ti çfarë ëndrrash ke bërë realitet nga talenti yt?

Është e vërtetë që shumë këngëtarë e këngëtare janë pasuruar dhe vazhdojnë të pasurohen nga muzika. Si të gjithë, edhe unë prej në vogëli kam ëndërruar të bëhem ky që jam sot. Kështu që, faleminder­it Zotit për çfarë më ka dhënë! Shumë nga ëndrrat tashmë më janë bërë realitet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania