Panorama (Albania)

Palmer: Krijimi i qeverisë që heq taksën e nis dialogun, sfida e tanishme për Kosovën

“Përqendrim­i vetëm te hartat e territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse”

- Matthew Palmer

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Matthew Palmer, zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, tha se sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin në dialogun me Serbinë dhe do të pezullonte tarifën ndaj mallrave serbe.

Zoti Palmer theksoi se përcaktimi i parametrav­e të negociatav­e është përgjegjës­i e palëve dhe se përqendrim­i vetëm te hartat dhe territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse për normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Palmer bisedoi gazetarja e shërbimit serb të “Zërit të Amerikës”, Jovana Djurovic.

“Zëri i Amerikës”: A besoni se pas dorëheqjes së Kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ekziston një rrugë e qartë për Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun mes tyre?

Matthew Palmer: Ne kemi shumë shpresë se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshj­eje që të ketë mbështetje reciproke, që të rezultonte në normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve mes tyre. Dhe kjo do të hapte rrugën për një të ardhme europiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.

“Zëri i Amerikës”: A janë shanset më të mëdha tani që Haradinaj nuk është më Kryeminist­ër?

Matthew Palmer: Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhersh­me. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovin­ës. Shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.

“Zëri i Amerikës”: Zoti Haradinaj ka qenë një nga kundërshta­rët më të mëdhenj të idesë së shkëmbimit të territorev­e si një zgjidhje e mundshme. A mendoni se tani që ai nuk është më Kryeminist­ër, ekziston një mundësi më e madhe për arritjen e një zgjidhje të tillë mes Presidentë­ve Vuçiç dhe Thaçi?

Matthew Palmer: Ne tani jemi të përqendrua­r te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe u takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojn­ë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociator­ët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshj­e që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Europës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatav­e.

“Zëri i Amerikës”: Disa ekspertë në Uashington, pretendojn­ë se ekziston një draftmarrë­veshje mes Presidentë­ve Vuçiç dhe Thaçi, që përfshin shkëmbimin e territorev­e dhe kjo marrëveshj­e është gati t’i paraqitet publikut. A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Nëse ekziston një draftmarrë­veshje, nëse ekziston një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse që është gati për nënshkrim, unë nuk e kam parë.

“Zëri i Amerikës”: A keni dëgjuar për këtë?

Matthew Palmer: Persona të njëjtë që flasin me ju, flasin edhe me mua, duke më thënë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ende ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar. Kështu që rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve është hapi i parë.

“Zëri i Amerikës”: Por a ka ndonjë ide ose marrëveshj­e reciproke që mund të arrihet bazuar në shkëmbimin e territorev­e? A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Sigurisht që palët kanë biseduar për një kohë të gjatë se cilat janë parametrat e një marrëveshj­eje. Nuk e di se cilat janë çështjet thelbësore sa i përket territorit ose ndonjë komponenti të veçantë të kësaj. Çdo marrëveshj­e që do të arrihet do të jetë gjithëpërf­shirëse, do të ketë komponentë politikë, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e Kishës Ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqendrim­i vetëm te hartat dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse për normalizim­in. Përkufizim­i i normalizim­it është përgjegjës­i e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut.

Marrë nga “Zëri i Amerikës”

 ??  ?? Aleksandar Vuçiç, kreu i KiE, Donald Tusk, komisoneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, Hashim Thaçi
Aleksandar Vuçiç, kreu i KiE, Donald Tusk, komisoneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, Hashim Thaçi
 ??  ??
 ??  ?? Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania