Panorama (Albania)

DEKLARATA E KADRI VESELIT

-

“Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam vendosur që të hënën, më 5 gusht 2019, të thërras një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës... për të diskutuar për thirrjen e seancës së jashtëzako­nshme për shpërndarj­en e legjislatu­rës aktuale të Kuvendit të Kosovës. Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucio­nale qëndrimet e çdo grupi parlamenta­r në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizi­min e hapave për përcaktimi­n sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshm­e”. të tillë dhe është koha për të dëgjuar vullnetin e sovranit. “Si udhëheqës i koalicioni­t PAN, i kam kthyer përgjigje Presidenti­t të Republikës së Kosovës dhe e kam njoftuar se nuk do të ketë mandatar tjetër. Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë të pashmangsh­me dhe janë në interes të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Emërimi i një mandatari të ri apo caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshm­e në këshillim me partitë politike, janë mundësitë kushtetues­e të Presidenti­t. Ndërsa shpërndarj­a e Parlamenti­t është po ashtu një nga mundësitë që duket se tashmë do të ndodhë.

Partitë politike deri tani e kishin hedhur poshtë çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja, ndërsa një pjesë e tyre kishte kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të veprohet më shpejt, në të kundërtën do të hedhin nismën për shpërndarj­en e Parlamenti­t përmes votimit që kërkon dy të tretat e votave të Parlamenti­t 120- vendesh. Nëse deputetët merren vesh për shpërndarj­en e Parlamenti­t, atëherë Presidenti duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshm­e që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre. Kosova hyri në një krizë të re politike pas dorëheqjes së Kryeminist­rit Ramush Haradinaj, i cili u thirr javën e kaluar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në Hagë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania