Panorama (Albania)

PAGESA NE 32 ZONA

Pensionist­ët që shmangin taksën e re për shtëpinë

-

Tabela me llogaritje­n e taksës së re të ndërtesës në të 32 zonat e Tiranës. Sa do paguhet për apartament­et para 1993 dhe pallatet e reja pas 1993. Çfarë ndodh me 130 mijë pensionist­ët që përfitojnë nga kompensimi i energjisë elektrike dhe tri kategoritë e tjera që nuk shmangin taksën. Dokumentet që duhen paraqitur deri më 16 shtator

Janë katër kategori që shmangin pagesën e taksë së re të pronës, që nis të aplikohet në Tiranë.

Drejtoria e Ujësjellës­it, e cila ka bërë marrëveshj­e me bashkinë për mbledhjen e kësaj takse, ka qartësuar se krahas banesave sociale dhe objekteve të kultit, nuk do të paguajnë taksën "ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamilj­arët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/ pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionist­ë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që trajtohen me ndihmë ekonomike". Këto janë dy kategori, për të cilat qeveria kompenson edhe energjinë elektrike. Një vit më parë, kur u aprovua taksa dhe mënyra e mbledhjes së saj, Ministria e Financave udhëzoi ISSH, që të dërgonte pranë bashkive listat me kryefamilj­arët pensionist­ë, të cilët nuk do të paguajnë taksën për shtëpisë. Në të gjithë vendin, sot marrin kompensim 640 lekë për energjinë elektrike rreth 130 mijë pensionist­ë. Kuptohet që shumica prej tyre jetojnë në Tiranë. Sipas UKT, të gjithë konsumator­ët, pra, kryefamilj­arët, në emër të të cilëve është banesa, kanë afat deri më datën 15.09.2019 për plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit në pikat e Ujësjellës­it të Tiranës në çdo lagje. Gazeta boton sot edhe formularin për të përfituar kompensimi­n e dritave dhe si rrjedhojë edhe kompensimi­n ( mospagesën) e të gjithë taksës së shtëpisë. Kushtet për të përfituar janë të thjeshta. Duhet që fatura të jetë në emër të kryefamilj­arit, në këtë rast edhe tapia e shtëpisë, duhet që të vërtetohet se asnjë nga familjarët që janë të shënuar në certifikat­ën familjare, nuk janë në punë. Kush plotëson këto kushte, merr 640 lekë kompensim për energjinë elektrike në muaj dhe nuk paguan taksën e shtëpisë. Por sa është kjo e fundit?

TAKSA E SHTËPISË DHE GARAZHEVE

Taksa e shtëpisë është miratuar vjet. Më parë, taksimi për apartament­et ka qenë fiks 30 lekë për m2 për shtëpitë pas 1993 dhe 15 lekë për metër katrorë për shtëpitë para ' 93 ose pallatet e vjetra. Vjet, qeveria ndryshoi formulën dhe vendosi të taksojë sipas vlerës, jo me çmim fiks. Duke qenë se në Tiranë çmimet e apartament­eve variojnë sipas zonave, edhe taksa ndryshon sipas zonave. Sa më i shtrenjtë vendi ku është shtëpia, aq më e lartë taksa. Sa më e madhe shtëpia, aq më e lartë taksa. Gazeta boton sot llogaritje­t e taksës për çdo zonë të Tiranës. Si për shtëpitë, ashtu edhe për garazhet apo bizneset. Sipas ligjit, taksa për shtëpitë do të jetë sa 0,05 për qind e vlerës së saj, e llogaritur sipas çmimeve fiskale, ndërsa për biznesin sa 0,2 për qind e vlerës fiskale të dyqanit apo sipërfaqes tjetër ku bëhet aktiviteti. Ligji parashikon diferencim për apartament­et e ndërtuara para 1993 të privatizua­rA nga qytetarët me çmime simbolike. Për këto kategori, çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit, sipas zonave ku ndodhet apartament­i, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra, e thënë ndryshe, në rast se ky apartament nuk është shitur apo blerë asnjëherë, çmimi për llogaritje­n e taksës do të jetë me 30 për qind më pak. Gazeta zbardh tabelën sa do paguhet në Tiranë, ndarë sipas zonave, apartament­eve para dhe pas vitit ' 93, si dhe bizneset e garazhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania