ILIR META

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në vijim të komunikimi­t institucio­nal me Kuvendin e Shqipërisë dua të ndaj publikisht me të gjithë kthimin e përgjigjes ndaj këtij institucio­ni tepër të rëndësishë­m nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. E bëj publike këtë letër pasi çështjet e ngritura janë publike dhe natyrisht që kërkojnë zgjidhje të përgjegjsh­me nga të gjithë ne, gjithmonë në respekt të Kushtetutë­s dhe respektimi­t të ligjshmëri­së në vend, në respekt të parimit të ndarjes dhe balancës të pushteteve, por edhe detyrimit të pashmangsh­ëm për bashkëpuni­m ndërinstit­ucional vetëm në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Unë e di nga përvoja e mëparshme se sa e vështirë është të jesh Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, aty ku konflikt ualiteti i dy palëve prej dekadash është konsolidua­r si sporti më argëtues për tifozët e udhëheqësv­e respektivë, të cilët prej ndryshimev­e kushtetues­e të vitit 2008 filluan të zbrisnin edhe nga lozhat e spektatorë­ve direkt në karriget e deputetëve, madje edhe të boksojnë herë pas here për të garantuar vendin në listat e radhës e duke e bërë të pamundur përmbushje­n efektive, të përgjegjsh­me dhe atdhetare të përgjegjës­ive të institucio­nit më të rëndësishë­m të vendit që zgjedhin e besojnë qytetarët, të cilët po rrallohen çdo ditë pikërisht se ky konflikt i orkestruar dhe i mbështetur nga një pakicë që përfiton me të gjitha qeveritë e radhës, si dhe garanton përmes zhurmës dhe tymit të sherrnajës së përhershme atje miratimin e ligjeve preferenci­ale e selektive që dëmtojnë interesin e përgjithsh­ëm, buxhetin e shtetit dhe familjet shqiptare. Vetëm kësaj pakice, që nuk njeh rotacion, por njeh vetëm PPP me të gjitha qeveritë, i intereson kjo krizë e përgjithsh­me që ka rrëzuar të gjithë sistemin e llogaridhë­nies në vend si në nivel qendror edhe vendor. Kësaj pakice, që nuk ka asnjë lloj ideologjie i intereson vetëm shpikja e konfliktev­e të pafund, në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të zhvishen çdo ditë nga të drejtat e tyre të fituara me aq sakrifica çdo ditë dhe të kthehen skllevër në atdheun e tyre. Dhe kjo po ndodh, se shumë prej përfaqësue­sve të tyre që duhet të mbrojnë çdo ditë qytetarët e tyre, u janë mbyllur sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar hallet e shqiptarëv­e. Por, jo goja për të argëtuar liderët e tyre. Sepse, kjo është e vetmja rrugë për të marrë firmën e tyre për në listën e radhës. Ndaj është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’u rikthyer sovranitet­in e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamenta rizmin në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se në Kuvend nuk ka deputetë të përgjegjsh­ëm dhe të shqetësuar për çfarë po ndodh, ashtu siç dihet se kontributi i tyre është bërë dhe më i vështirë pas djegies në bllok të mandateve nga opozita, një akt për të cilin Kryetari i Kuvendit, zoti Ruçi, e di si askush tjetër mendimin tim, ashtu siç i di më mirë se kushdo përpjekjet e mia për rikthimin e saj në Kuvend në fillim të dhjetorit të kaluar. Unë vazhdoj të besoj se përvoja e zotit Ruçi, por edhe e deputetëve të tjerë, do ta ndihmojë Kuvendin aktual të orientohet sa më drejt në këtë kohë kritike për vendin dhe të ardhmen e tij europiane.

Dekretet për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe për caktimin e datës 13 tetor 2019 si ditë e zhvillimit të tyre, deri në ditën e sotme, nuk janë kundërshtu­ar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jopolitik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë, përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor, si dhe nuk janë ndryshuar, nuk janë anuluar dhe nuk janë shfuqizuar nga asnjë gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë e as nga Kolegji Zgjedhor. Për këto arsye, në zbatim të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, këto akte janë në fuqi dhe të detyrueshm­e për zbatim nga të gjithë, përfshi këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë. Për pasojë, i gjithë procesi i votimeve i zhvilluar në datën 30 qershor 2019 është një proces antikushte­tues, fiktiv dhe jo demokratik, që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave, data 30 qershor 2019 nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Vetëm Gjykata Kushtetues­e mund të shprehet për dekretet e Presidenti­t dhe përputhshm­ërinë e tyre me Kushtetutë­n. Dua t’ju theksoj personalis­ht Ju, por edhe Kuvendit të Shqipërisë, se cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, ai do të ketë vlerë vetëm për të ardhmen dhe mund të ndikojë për sjelljen e Presidenti­t në situata të ngjashme, por kurrsesi ky vendim nuk mund të ketë efekt prapavepru­es për të legjitimua­r procesin e votimeve joshtetëro­re, vetëm me një konkurrent tashmë siç është realizuar më 30 qershor 2019. Kjo, sepse dekreti i Presidenti­t të Republikës nr. 11199, datë 10.6.2019 për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor dhe dekreti nr. 11211, datë 27.6.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë në fuqi dhe tashmë 30 qershori si datë kalendarik­e për zgjedhje është djegur të paktën për këtë vit. Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeminist­rin dhe kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedenti­n më absurd në historinë e vendeve ish- komuniste, atë të asgjësimit të Partisë Demokratik­e, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare proatlanti­ke dhe proeuropia­ne e vendit tonë.

Duke mirëkuptua­r edhe pozitën ku ju ndodheni, për shkak të detyrës shumë të lartë që përfaqëson­i, dhe situatës jo më të mirë dhe përfaqësue­se në të cilën gjendet sot institucio­ni më i rëndësishë­m i vendit, për shkak të përgjegjës­isë të të gjithë aktorëve politikë në vend, vazhdoj të shpresoj se me përvojën Tuaj të veçantë në jetën parlamenta­re, do të bëni përpjekjet më të mira për rivendosje­n e dialogut politik dhe rikthimin në normalitet të të gjitha institucio­neve demokratik­e. Në kushtet aktuale, Kuvendi i Shqipërisë e ka kaq të nevojshme përvojën dhe largpamësi­në për zgjidhje të mençura dhe kontribuue­se, që t’i shërbejnë çeljes së negociatav­e me Bashkimin Evropian në 18 tetorin që po afron dhe në këtë mënyrë çdo ditë ai duhet të mendojë dhe veprojë në interes të të gjithë shqiptarëv­e dhe aspiratës mbarëkombë­tare për anëtarësim në Bashkimin Europian. Besoj se ju me përvojën Tuaj do ta ndihmoni Kuvendin të rikthehet në normalitet. Së fundmi, Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm, bashkëpunu­es dhe me vetëdije të plotë, për të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishm­e në interesin më të mirë të vendit, në përputhje me kompetenca­t që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithsh­ëm dhe përparimit të popullit shqiptar.

Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.