ZGURI THËRRET SOT KQZ, ANËTARËT E PS: JEMI ME PUSHIME

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Letra e aleatëve të Partisë Demokratik­e për KQZ- në duket se ka vënë në lëvizje këtë institucio­n, ose të paktën kryetarin e saj. Ditën e djeshme, zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj, njoftoi se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, kishte thirrur mbledhjen e KQZ- së me rend dite: “Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga Partia Republikan­e e Shqipërisë, Partia Agrare Ambientali­ste e Shqipërisë dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ‘ Për fillimin e procedurav­e për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019’. Mbledhja pritet të zhvillohet ditën e sotme në orën 10: 00, ose të paktën formalisht të jepet një deklaratë nga kreu i KQZ- së, Klement Zguri, pasi katër anëtarët e tjerë të KQZ- s, të propozuar nga Partia Socialiste, nuk do të jenë të pranishëm në mbledhje pasi nuk e njohin dekretin e Presidenti­t. Të kontaktuar nga gazeta “Panorama”, anëtarët e propozuar nga PS theksojnë se kanë nisur pushimet vjetore, pasi procesi zgjedhor është mbyllur pas certifikim­it të tyre edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.