Basha: Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Partisë Demokratik­e vijoi ditën e djeshme turin e takimeve të tij në bashkitë që janë drejtuar nga opozita. Dje, ai zhvilloi takime në qytetin e Peqinit dhe të Rrogozhinë­s, ku theksoi se 30 qershori nuk ishte një proces zgjedhor. Gjatë bashkëbise­dimit me strukturat e partisë në Rrogozhinë, kreu i PD- së theksoi se: “30 qershori ishte një farsë antikushte­tuese, që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidenti­t, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucio­n që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidenti­t, është Gjykata Kushtetues­e, e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetues­e”, tha zoti Basha në një takim në Rrogozhinë me strukturat e Partisë Demokratik­e. Për argumentet e paligjshmë­risë së 30 qershorit, Basha iu referua edhe konstatime­ve të raportit paraprak të OSBE- ODHIR- it. “30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës”, u shpreh kreu i PD- së, duke theksuar se për të mbuluar braktisjen nga shqiptarët, Rama përsëriti skemën e dosjeve “339” dhe “184”, duke detyruar përdhunshë­m vajtjen në votime të dhjetëra– mijëra votuesve, që lanë gjurmët e tyre dhe i bënë fletët e votimit të pavlefshme.

Basha, dje në Rrogozhinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.