Panorama (Albania) : 2019-08-03

SUPLEMENT : 14 : 14

SUPLEMENT

plus PANORAMA 14 SUPLEMENT 3 2019 E SHTUNE GUSHT Old School Hip- Hop, Rikthehen djemtë e me një projekt gjigant dhe surprizues “Albanian VS Everybody” është kënga që bashkoi Stinen, Mr. Elvis, 2 Die 4, Mulah Mike dhe Mc. Koha, e cila pritet të dalë këto dy ditë Stine, Mr. Elvis, 2 Die 4, Mulah Mike dhe i riu Mc. Koha vijnë të gjithë bashkë në një projekt gjigant. Bëhet fjalë për një këngë me ide të Mr. Elvis. Rastësia i bashkon njerëzit,- thonë,- dhe takimi i Mr. Elvis me Mikun e tij të porsaardhu­r nga Detroiti, Mulah Mike, ishte shkëndija dhe ftesa e parë si artistë pjesëmarrë­s në këtë projekt, ku Mulah Mike e pranoi me shumë kënaqësi. Mr. Elvis këte projekt ia prezantoi edhe mikut të tij, The King Of R & B, Stines, në studio. Pas një telefonate u gjend në studion e tij, “Stine Records”, dhe filluan nga puna. Dhe kështu lindi kënga “Albanian VS Everybody”. Në studio filloi orkestrimi i këngës me ide të ndryshme, duke diskutuar se cilët do të ishin miqtë e tjerë pjesmarrës në këtë projekt. Mr. Elvis hodhi versionin e parë, për të krijuar një ide rreth këtij projekti. Nesti ose Stine, siç njihet nga publiku, si një artist me plot ide, në konsultë me Mr. Elvis gjetën orkestrimi­n që i përket Old School Hip- Hop, gjeneratës së tyre dhe kështu filloi puna me seriozitet për këtë projekt dhe demon e këngës Mr. Elvis ia dërgon Mulah Mike, një artist i ardhur nga Detroit dhe me shumë botë rreth Hip- Hop kulturës. Mulah Mike gjithashtu i përket shkollës së vjetër ( Old School), madje nga miqtë e tij ai njihet me nofkën ( G.. i Mëhallës). Mulah ka jetuar me familjen në Detroit prej shumë vitesh dhe kishte miqësi të shumta me repera të njohur, artistë nga Detroiti. Mund të përmendim mes tyre: Eminem, Trick Trick, Seven the General, D12, SI Bizare etj.. Me pak fjalë, ishte më shumë se kushdo afër Hip- Hop kulturës. Mr. Elvis ia tregoi demon Mulah Mike dhe e ftoi atë në studio te Stine pasi ai të shkruante versionin e tij. Dhe ashtu bënë. U takuan dhe hodhën versionin e këngës brenda një nate .. Stine, i përkushtua­r rreth këtij projekti, filloi të përmbushte pak nga pak tingujt e përshtatsh­ëm për këtë këngë. Lodhja normal që ishte pjesë e këtij projekti, por kur hyn pasioni, lodhja shpërblehe­t. Nesti Duka është i palodhur dhe një superartis­t i kompletuar nga drejtimi artistik. Mulah e hodhi versionin përfundimt­ar dhe Nesti e pëlqeu shumë. Ndërkohë, Miles, Mr. Elvis, Stine dhe Mulah Mike po mendonin se cilët do të ishin mysafirët e radhës në këtë projekt dhe Mr. Elvis tha e Mr. Elvis hodhi versioni e parë, për të krijuar një ide rreth këtij projekti. Nesti ose Stine, siç njihet nga publiku, si një artist me plot ide, në konsultë me Mr. Elvis gjetën orkestrimi­n që i përket Old School HipHop, gjeneratës së tyre dhe kështu filloi puna me seriozitet për këtë projekt dhe demon e këngës Mr. Elvis ia dërgon Mulah Mike, një artist i ardhur nga Detroit dhe me shumë botë rreth Hip- Hop kulturës. gjeta: 2 Die 4, legjendat Old School Hip- Hop do të jenë mysafirët e radhës. Dhe kështu bënë. Mr. Elvis komunikoi në fillim me Nikun e 2 Die 4 në telefon dhe i tregoi për projektin që kishin në dorë. Niku e pranoi ofertën, duke njohur Stinen dhe Mr. Elvis për talentin dhe eksperienc­ën në këtë fushë. Dhe menjëherë dërguan demon e këngës për ta dëgjuar dhe shkruar versionin e tij te Niku i 2 Die 4.. Pas disa ditësh, Niku telefonoi Elvisin ( Mr. Elvis) dhe i thotë se ishte gati ta hidhte vokalin në këngë dhe kështu vepruan. Kontaktuan me Nestin ( Stinën) dhe shkuan në studio për regjistrim. Pasi konsumuan kafe të tre sepse kishin kohë që s’takoheshin, ia filluan punës për regjistrim, gjë që Niku me eksperienc­ën që ka, e realizoi me shumë shpejtësi. ( Legjendat kurrë nuk vdesin). Niku gjithashtu lajmëroi kolegun e tij, Bledi Milioneri ( 2Die4) duke e vënë në dijeni për këngen dhe projektin. Brenda disa ditësh, edhe Bledi erdhi në studio për të hedhur vokalin dhe brenda disa orësh u mbarua çdo gjë. ... Tashmë puna dukej se po ecte në rrugën e duhur. Kënga pak nga pak po merrte formën e saj. Ftesa e fundit ishte për një djalë të quajtur Mc Koha ( Mariusi), një djalë i ri në këtë fushë, por i talentuar. Ky i fundit, fans i çmendur i 2Die4 dhe i Old School Hip - Hop. Mc. Koha ( Mariusi), i talentuar, por me pak probleme në gjuhën shqipe se ka jetuar jashtë, erdhi dhe hodhi vokalin. Pas një pune pak të lodhshme u realizua dhe versioni i fundit i këngës. Mbeti vetëm Nesti ( Stine) për gjetjen e refrenit. Nesti njihet për vokal dhe refren, që veshi i dëgjuesit i kap shpejt. Pas disa ditësh, ai lajmëroi Mr. Elvis dhe i tre- goi refrenin. Dihet se refreni është qershia mbi tortë në këngë, ndaj duhej të ishte sa më i kapshëm nga veshi i dëgjuesit. Elvisi ( Mr. Elvis) e pëlqeu shumë dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe! “Nest gjiganti e kishte myt fare”, shprehet Mr. Elvis. “Dhe kështu realizuam këtë këngë të gjithë së bashku”. Në video Mr. Elvis dha si ide, meqë kënga ishte Old School dhe për respekt, të bënin një bacground 4×4 me Florin ( Dr. Florin) e ndjerë, për ta kujtuar këtë artist me plot vlera artistike. Kështu u veprua. Videoja është xhiruar në Sh- kozë dhe në Kombinat. Djemtë falënderoj­në Arditin, i cili kontribuoi me realizimin e posterit gjigant të Dr. Florit. Falënderim­i i radhës shkon për çunat e Shkozës dhe Kombinatit. Një falënderim i veçantë shkon dhe për kameraman Oltin, për Nesti Dukën ( Stinen), i cili mori përsipër këngën dhe mundësoi edhe videon. Respekt për të gjithë shqiptarët.. Mr Elvis, Stine, Mulah Mike, 2Die4 dhe Marjusi ( Mc Koha) Ju Duam! Klipi pritet të dalë këto dy ditë dhe me siguri do të jetë një bombë e vërtetë. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.