Panorama (Albania)

Antarët e PS në KQZ nuk mblidhen për zgjedhjet e 13 tetorit, opozita: Shkelën Kushtetutë­n

“Ia kërkoni zgjidhjen e krizës një institucio­ni që nuk ekziston ende”

-

Presidenti Meta u është drejtuar atyre që ai i cilëson si të paanshëm në lidhje me zgjidhjen e krizës.

Përmes një videoje të postuar në “Facabook”, në të cilën ai përshkon një përrua të rrëmbyer në Veri të Shqipërisë, kreu i shtetit shpreh rezerva për qëndrimin e atyre që hiqen si të paanshëm, por që në të vërtetë, sipas tij, janë po aq të anshëm sa dhe Kryeminist­ri Rama. Sipas tij, të paanshmit nuk mbështesin veprimet e institucio­nit të Presidenti­t për zgjidhjen e krizës, por kërkojnë të gjejnë zgjidhje të saj në një institucio­n që ende nuk është krijuar, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetues­e. Sipas tij, qëndrimet e atyre që hiqen si të paanshëm, çojnë në dështimin e hapjes së negociatav­e më 18 tetor. “Mirëmëngje­s të dashur miq! Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmër­inë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeminist­rit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucio­n që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucio­ni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë suaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshë­m e keni dështimin e çeljes së negociatav­e për vendin tonë në 18 tetor?”, shkruan Presidenti i Republikës në statusin e tij në “Facebook”. Pak ditë më parë, kreu i shtetit mbështeti qëndrimet e tij koherente për zhvillimet politike në vend, ndërsa u shpreh se zyrtarët e huaj kanë mandate të kufizuara për të mbajtur përgjegjës­i për Shqipërinë. “Ju mund të dëgjoni dhe keni dëgjuar edhe në të kaluarën e do të dëgjoni prapë në të ardhmen, deklarata të përfaqësue­sve të ndryshëm të BE- së këtu, të cilët bëjnë një punë shumë të mirë, por që e kanë mandatin gjithmonë të kufizuar 3 deri në 4 vjet. Apo të personalit­eteve të Komisionit Europian, të cilët gjithashtu e kanë mandatin të kufizuar deri në 5 vjet e meqenëse janë çështje të integrimit europian, unë do t’ju lutesha shumë që në vijimësi të ndiqni koherencën e qëndrimeve të mia në 30 vjet. Nga 8 dhjetori 1990, kur në Shqipëri dolën thirrjet e para studentore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” edhe deri sot. Ju e dini se kush i ka mbajtur qëndrimet refraktare këtu, se kush i keqpërdor emrat e ndërkombët­arëve me vend e pavend kur i intereson për të ecur me politikën e faktit të kryer me kapjen dhe uzurpimin e institucio­neve”, u shpreh Meta pak ditë më parë. Ai është shprehur se Gjykata Kushtetues­e nuk do të mund të legjitimoj­ë zgjedhjet e 30 qershorit. “Unë jam këtu për të plotësuar detyrimet e mia shtetërore. Dhe unë detyrimet e miat shtetërore, kushtetues­e, ligjore i di shumë mirë. 13 tetori është e vetmja datë kushtetues­e ligjore për zgjedhjet vendore në Shqipëri! Gjykata Kushtetues­e, kurdo që të ngrihet, që sot a nesër, nuk ka mundësi të legjitimoj­ë 30 qershorin, sepse e ka të pamundur për shkak se dekretet kanë qenë në fuqi dhe 30 qershori ka ikur si një datë e ligjshme. Ajo mund të bëjë interpreti­min në rrethana të tilla se si duhej, duhet apo mund të veprojë Presidenti i Republikës dhe kjo do të ketë efekt për të ardhmen, për mua apo cilindo qoftë pas meje në këtë detyrë”, është shprehur Meta.

 ??  ??
 ??  ?? KREU I KQZ, KLEMENT ZGURI
KREU I KQZ, KLEMENT ZGURI
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania