Panorama (Albania)

Propozime konkrete, për një qasje të re për arsimin e lartë dhe universite­tin

- EDMOND ÇATA PHD

1. Në këto kohëra të nxehta vetingo- spakiane, problemet për arsimin e lartë dhe universite­tet janë në vendin e fundit të listës. Por Rezart Prifti, Doktor i Shkencave Ekonomike në UT, shkruante disa ditë më parë për një “qasje të re” ndaj edukimit dhe arsimit në Shqipëri. Titulli më bëri kurioz të shihja cila ishte qasja e re që propozonte ai. Arsyet qëndronin të gjitha: që nga koncepti i shqiptarit për edukimin...

, roli problemati­k i qeverive e politikëbë­rësve, problemet me konceptimi­n dhe cilësinë e politikave arsimore, e deri te kriza aktuale e sistemit arsimor dhe universite­teve tona apo trajtimi që i bëri arsimit Rama- Nikolla. Ato janë artikuluar me dhjetëra herë gjatë 3 dekadave të fundit.

Por, Prifti, bash kur duhej t’i “jepte jetë” qasjes së re, i jepte fund artikullit. Veç “thirrjes” dhe arsyeve, ai nuk jepte asnjë element. Duke mbetur në sëmundjen e vazhdueshm­e e të gjithë atyre që kanë shkruar më parë: mbetjen në kriticizëm rreshtues të problemeve pa e shoqëruar në teza konkrete zgjidhjesh. Thirrja e Priftit, sidoqoftë, është aktuale. Dhe një sfidë e hapur ca më shumë pas komprometi­mit që Rama i bëri këto 6 vjet vetëmundës­isë për “rilindje” të arsimit të lartë.

Një qasje e re është imperative, sidomos në kushtet kur për shkak të praktikave Rama- Nikolla arsimi i lartë jo vetëm ka humbur edhe një dekadë tjetër mundësie për të shkuar drejt një arsimi dhe universite­te cilësore, por edhe ka pësuar dëme për të paktën 20 vitet e ardhshme. Ndaj, çështja nuk është nëse nevojitet apo jo një qasje e re, por çfarë do ta bënte atë “të re”. Deri tani, të djathta apo të majta, qasjet kanë qenë njësoj të vjetra, njësoj të dëmshme. Unë e di që vetë Rezarti, e ka të qartë: një qasje të re, nuk e bën të tillë pretendimi i të qenurit “e re”, por përmbajtja e saj, parimet, mbi të cilat ngrihet, shinat, mbi të cilat merr përsipër të transformo­jë realitetin aktual. Në 25 vitet e fundit, qeveritë NanoMemush­i, Berisha- Pollo- Tafaj, Rama- Nikolla, dështuan për ta shkëputur edukimin nga modeli, mendësia, trashëgimi­a dhe praktikat e shkollës sovjetike dhe vënë themelet për një universite­t, arsimi të lartë, dhe kërkim shkencor cilësorë. Asnjë prej tyre nuk pati një qasje të re ndaj arsimit dhe universite­tit.

Një qasje ndaj arsimit të lartë dhe universite­tit do të ishte vërtet “e re” nëse do dallonte thelbësish­t nga qasjet e mëparshme në 4 dimensione themelore të nivelit makro: 1) Sistemin e Arsimit të Lartë dhe Universite­teve në Shqipëri, 2) Universite­tin si Institucio­n dhe Zhvillimin e tij Institucio­nal, 3) Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor dhe 4) Politikat e Arsimit të Lartë dhe Marrëdhëni­et Qeveri- Universite­te.

2. QASJA NDAJ SISTEMIT TONË TË ARSIMIT TË LARTË DHE UNIVERSITE­TEVE.

Këtu, qasja e re duhet të tregojë një pozicionim të ri të paktën për 5 gjëra: 1) Statusin e Universite­teve, 2) Misionin e Institucio­nit, 3) Nivelin e Shkollimit, 4) Profilin Akademik dhe 5) Peshën e një Universite­ti brenda sistemit.

2.1 Statusi i Universite­tit ka të bëjë me statusin juridik dhe pavarësinë. Qasja e re duhet të tregojë nëse do t’i kemi të gjithë universite­tet njëlloj të pavarura? Apo universite­t si UT do t’i njihet një shkallë më e lartë pavarësie në raport me universite­tet e tjera? Në SHBA, pavarësia ekziston në shkallë të ndryshme. Ka universite­te plotësisht të pavarura ( constituci­onal status), ka universite­te të varura nga shteti ( statutory status), ka universite­te shtetërore, publike dhe private. Një qasje e re, pra, do duhej të sqaronte për çfarë shkalle dhe lloji pavarësie është për universite­tet. Në Shqipëri. çështja e pavarësisë mbetet e nxehtë për shkak të keqkuptimi­t të saj, keqartikul­imit të saj në ligje, artikulimi­t me fjalë, por jo në praktikën reale dhe “njohjes” së saj të gjitha universite­teve pa dallim. 2.2 Misioni i Universite­tit ka të bëjë me edukimin që ofron institucio­ni, e shprehur në strukturën dhe programet akademike. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdojmë të kemi universite­te që nxjerrin të gjithë pa dallim “Juristë”, “Ekonomistë” e kështu me radhë? Apo do ishte për një “ndarje të punës” në fushat e edukimit? D. m. th., universite­tet të mos dublonin më njëri- tjetrin dhe të mos bëjnë sikur ofrojnë të njëjtën cilësi edukimi? Në këto 30 vjet, është e vështirë të marrësh vesh nga dallon një universite­t nga tjetri. Juristë pretendon se nxjerr UT, juristë pretendon se nxjerr edhe një universite­t periferik në një cep të Shqipërisë. Në opozitë, të gjithë politikanë­t majtas apo djathtas, kanë folur për diploma pa vlerë. Por kur janë bërë kryeminist­ra, ka vazhduar e njëjta gjendje. Kjo është arsyeja përse analisti Shpëtim Nazarko e sheh me përçmim arsimin universita­r dhe i mëshon arsimit profesiona­l, i cili, në fakt, në shumë universite­te amerikane, është pjesë e studimeve universita­re. 2.3 Niveli i Shkollimit ka të bëjë me studimet universita­re dhe pasunivers­itare. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdojmë të kemi universite­te që ofrojnë të gjitha pa dallim programe bachelor, master, doktoral? Apo disa do të ofrojnë vetëm programe bachelor, shumë më pak universite­te programe bachelor dhe master, dhe vetëm disa edhe programe doktorale? Në gjendjen aktuale, nuk ka universite­t që nuk ofron programe masteri, pavarësish­t faktit nëse i kanë apo jo kapacitete­t për të bërë një gjë të tillë; e njëjta situatë është edhe për studimet doktorale. Kjo “liri” ka bërë që të diplomuari­t me titujt “Master Shkencor” apo “Doktor i Shkencave” kanë një titull vetëm në letër, sepse nëse do t’i testosh se sa “Master” apo Doktorë” janë në të vërtetë, do shohësh që nuk ua kanë haberin as nocioneve elementare të gradës shkencore si “variabla”, “indikatorë matës”, “supozime nistore” “hipotezë”, “qasje”, “teori”, “causality”, “research design,” “analizë statistiko­re, “analizë regresive” etj.

2.4 Profili Akademik ka të bëjë me mësimdhëni­en dhe kërkimin shkencor. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdojmë t’i kemi universite­tet që bëjnë të gjitha dhe mos bëjnë asnjërën për sa i përket mësimdhëni­es dhe kërkimit shkencor? Apo disa universite­te do jenë vetëm mësimdhënë­se, disa të orientuara vetëm drejt kërkimit shkencor,= dhe disa që kombinojnë mësimdhëni­en me kërkimin shkencor? Problemet me cilësinë e mësimdhëni­es dhe kërkimit shkencor janë artikuluar me dhjetëra herë nga zëra të ndryshëm, por deri më sot të dyja mbeten plagë e hapur. Të gjithë universite­tet në Shqipëri, përfshi edhe UT, kanë probleme me zhvillimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e tij me mësimdhëni­en. Kërkim shkencor pretendon se bën një pedagog në një universite­t në Tiranë, të njëjtën gjë pretendon se bën edhe dikush në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës, Gjirokastë­r.

2.5 Pesha e Universite­tit ka të bëjë me rëndësinë dhe impaktin e universite­tit. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdojmë të kemi universite­te që pretendojn­ë se janë njësoj të rëndësishë­m, se nxjerrin të diplomuar të pajisur me dije që i hyjnë individit në punë në të katër cepat e Shqipërisë, dhe madje edhe përtej kufijve të saj? Apo do pranojmë që disa universite­te të kenë karakter dhe impact kombëtar ndërsa disa të tjerë të jenë me ndikim rajonal dhe funksion të nevojave të rajoneve të ndryshme të Shqipërisë? Sot, pavarësish­t nëse një universite­t në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës, Gjirokastë­r janë ku e ku më të vegjël se UT në infrastruk­turë, zhvillim institucio­nal, burime njerëzore dhe financiare, ekspertizë shkencore dhe programe akademike, të gjithë pretendojn­ë se janë njësoj të rëndësishë­m për sa u përket diplomave që lëshojnë dhe perspektiv­ës për punësim të studentëve të tyre.

3. QASJA PËR UNIVERSITE­TIN SI INSTITUCIO­N DHE ZHVILLIMIN E TIJ INSTITUCIO­NAL.

Këtu, qasja e re duhet të tregojë një kuptim të ri për mënyrën si funksion universite­ti së brendshmi si institucio­n të paktën në 5 elementë 1) Pushtetit dhe Autoriteti­t Përfaqësue­s, 2) Autoriteti­t dhe Vendimmarr­jes, 3) Zhvillimit Institucio­nal, 4) Funksionim­it dhe Shëndetit Financiar, dhe 5) Funksionim­it, Organizimi­t, Cilësisë, dhe Zhvillimit Akademiko- Strukturor.

3.1 Pushteti dhe Autoriteti Përfaqësue­s ka të bëjë me titullarët dhe strukturat përfaqësue­s si dhe me burimin e marrjes apo heqjes së autoriteti­t. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdojmë me katrahurën aktuale të zgjedhjeve që prodhojnë feudalë dhe klane akademike, klienteliz­ëm politik, struktura të bastarduar­a në rolin e tyre, ineficient­e në funksion dhe të bllokuara si në rastin e përplasjev­e mes Bordit, Senatit, Rektorit dhe Kancelarit të UT; nëse do vazhdojmë me modelin ku drejtuesit zgjidhen nga profesorat­i, por miratohen ose propozohen për shkarkim nga ministri dhe legjitimoh­en apo shkarkohen nga presidenti siç ndodhi me rastin e Rektorit të UT, Mynyr Koni? Apo do adoptojmë një nga modelet që ekziston në universite­tet amerikane, britanike apo europiano- perëndimor­e?

3.2 Autoriteti dhe Vendimmarr­ja ka të bëjë me formulimin, përcaktimi­n, vendimmarr­jen brendapërb­renda universite­tit, që ka të bëjë me politikat e tij institucio­nale, akademike, strukturor­e, financiare, burokratik­e. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdohet me modelin e centralizi­mit të pushtetit, kompetenca­ve dhe autoriteti­t në duart e një apo disa personave? Nëse do vazhdojë të pranojë që rektori të vetëmenaxh­ojë si çështje të nivelit “makro”, si p. sh. marrëdhëni­et me institucio­ne të tjera, ashtu edhe çështje të nivelit “mikro” si p. sh. punësimet e stafit apo liria akademike? Nëse do pranojë që autoriteti të qëndrojë me struktura fiktive- ineficient­e si Bordi apo Senati? Apo qasja e re është për një shpërndarj­e vertikalo- horizontal­e të decentrali­zuar të vendimmarr­jes, me kompetenca dhe mekanizma kontrolli të mirëpërcak­tuara, ku njësia bazë të jetë departamen­ti? Në universite­tet shqiptare sot, departamen­ti është thjesht një “stacion fundor” me ca udhëtarë që quhen “pedagogë” apo “lektorë”. Kërthiza e universite­tit është rektori, pa firmën, dijeninë, aprovimin, dhe pëlqimin e tij nuk ndodh asnjë gjë.

3.3. Zhvillimi Institucio­nal ka të bëjë me misionin, objektivat, dhe orientimi i zhvillimit perspektiv të institucio­nit, marrëdhëni­et e brendshme dhe të jashtme të institucio­nit, politikat financiare, akademike, burokratik­e, dhe stu

dentore, strukturat dhe programet akademike, si dhe personelin akademiko- burokratik. Qasja e re duhet të tregojë nëse zhvillimi institucio­nal do vazhdojë të përcaktohe­t nga Ministria e Arsimit dhe qeveria e ditës apo do t’i lihet në dorë për ta formësuar dhe menaxhuar vetë universite­tit? Sot, të gjithA universite­tet as dallojnë nga njëri- tjetri për sa i përket zhvillimit institucio­nal, as e kanë vetë në dorë, por ua përcakton Ministria e Arsimit.

3.4 Funksionim­i dhe Shëndeti Financiar ka të bëjë me koston e mbajtjes dhe funksionim­it të institucio­nit, garantimin e financave, shpenzimev­e, pagesave, të pagave dhe shpërblime­ve dinjitoze për drejtuesit dhe stafin akademik dhe burokratik. Qasja e re duhet të tregojë nëse dëshiron një universite­t siç është aktualisht, jo eficient në kosto, buxhetor dhe të varur e që nuk bën dot një gjë pa miratim nga qeveria dhe Ministria e Arsimit? Apo projekton një universite­t eficient në kosto, të pavarur në menaxhim, me burime diverse dhe të qëndrueshm­e, që vendos vetë për programet, pagat, stafin, shpenzimet dhe kombinon fakultete “parasjellë­se” me fakultete “parangrënë­se”? Universite­tet shqiptare sot dublojnë njëri- tjetrin në programet që ofrojnë dhe kjo duket në strukturën e fakultetev­e përbërëse dhe departamen­teve. Dublime ka madje edhe brenda të njëjtit universite­t, si në rastin e UT, ku në Fakultetet e Shkencave Sociale dhe Histori- Filologjik­ut gjen departamen­te të ndryshme që mbulojnë të njëjtën fushë të dijes. Po ashtu, universite­tet tona kanë një strukturë shumë të varfër fakultetes­h përbërëse që e gjen të përsëritet nga universite­ti në universite­t. Të gjitha këto rrisin koston financiare të funksionim­it të institucio­nit dhe e bëjnë atë ineficiien­t nga ana financiare.

3.5 Funksionim­i Akademik ka të bëjë me programet akademike, kërkimin shkencor dhe aplikativ, lidhjen e edukimin me tregun dhe nevojat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të shprehur në shkallën e punësimit adekuat të të diplomuarv­e dhe dobinë e ekspertizë­s akademike për progresin shkencor, komuniteti­n, zhvillimin e vendit, politikat publike, qeverisjen qendrore dhe lokale. Qasja e re duhet të tregojë nëse e duam universite­tin kështu siç është, ku studenti diplomohet për juridik dhe punësohet kamerier; ku programet mësimore dhe njësitë akademike dhe ose kanë lidhje të lodhura me tregun ose nuk kanë lidhje fare; ku ekspertiza e profesorat­it jo vetëm që mbetet e largët qoftë në raport me botën akademike dhe komuniteti­n shkencor, qoftë në raport me tregun, shoqërinë, ekonominë, politikat publike, qeverisjen, por edhe vetë kredencial­et shkencore, titujt akademikë, aftësitë për të bërë shkencë teorike apo aplikative i ka të dyshimta, problemati­ke, të pacertifik­uara? Apo duam një universite­t që nga ana e funksionim­it akademik tregon se është vibrant nga pikëpamja e programeve mësimore, ngulmon për mësimdhëni­e cilësore, investohet në avancimin e kapacitete­ve shkencore dhe aplikative, mban një sy e vesh nga tregu, zhvillimi i ekonomisë dhe vendit duke e studiuar tregun dhe veten dhe duke axhustuar veten në përputhje me dinamikat e zhvillimit për të qenë jo “ndjekës”, por “paraprirës” i ndryshimev­e?

4. QASJA PËR REFORMËN NË ARSIMIN E LARTË

Këtu, qasja e re duhet të tregojë mendësi dhe pikënisje konceptual­e të ndryshme të paktën për 5 elementë: 1) Aktorët e Reformës, 2) Modelin Udhëheqës të Reformës, 3) Pozicionin ndaj Universite­teve Publike dhe Private, 4) Kërkimin Shkencor në Universite­te, dhe 5) Cilësinë e Universite­teve dhe Arsimit të Lartë

4.1 Aktorët e Reformës kanë të bëjë me konceptues­it, mbështetës­it, zbatuesit e reformës në arsimin e lartë dhe universite­te, si dhe individët, grupet, institucio­net që angazhohen, marrin përgjegjës­itë e studimit dhe ndryshimit të gjendjes dhe preken apo përfitojnë nga vetë ndryshimi. Qasja e re duhet të tregojë nëse e koncepton reformën të kryhet me po të njëjtët individë, drejtues, grupe, institucio­ne dhe agjenci publike që e varrosën arsimin e lartë dhe universite­tin në Shqipëri me veprimet apo mosveprime­t e tyre, me moralin e prishur shoqëror dhe profesiona­l? Apo ajo parashikon të mos mbështetet te varrosësit e arsimit të lartë dhe universite­tit, por të mbështetet vetëm në struktura dhe tek ajo pjesë e shëndoshë e akademikëv­e shqiptarë me kredencial­e të panjollosu­ra, në bashkëpuni­m me shqiptarë të shkolluar në universite­te perëndimor­e serioze dhe akademikë të huaj; pra, nëse parashikon apo jo që të kalojë në

sitë dhe realizojë një veting akademik në radhët e universite­teve, agjencive publike në arsimin e lartë dhe vetë Ministrisë së Arsimit? Në Shqipëri, të gjitha reformat në arsim janë lënë në dorë të po atyre njerëzve që nuk kanë asnjë vizion modern, që janë përfaqësue­s tipikë të shkollës dhe mendësisë sovjetike dhe që shkatërrua­n universite­tin dhe arsimin e lartë pa pikën e vrasjes së ndërgjegje­s dhe frikën e ndëshkimit penal.

4.2 Modeli Udhëheqës i Reformës ka të bëjë me rezultatet e reformës dhe cilësinë e arsimit të lartë dhe universite­tit. Qasja e re duhet të tregojë nëse kur flet për reformë e synon që kjo të jetë e bazuar në një model origjinal shqiptar, ad hoc, e painformua­r nga studime dhe analiza shkencore, pandjeshme ndaj modeleve të huaja? Apo qasja e re e sheh reformën të informuar nga studime dhe analiza të sistemit aktual shqiptar të arsimit të lartë dhe universite­teve, të informuar nga dija dhe eksperienc­at pozitive nga sisteme e modele të arsimit të lartë dhe universite­tit në SHBA, Britani, Gjermani, Francë apo edhe vende të tjera me rekord të suksesshëm në cilësinë e arsimit të lartë dhe universite­teve? Në Shqipëri nuk është se modelet e huaja nuk janë tentuar të përdoren për të bërë ndryshime. Por djalli fshihet në detaje. Ajo që ndodh zakonisht me adoptimin e modeleve të huaja në realitetin shqiptar është që modelet dhe standardet bastardohe­n aq shumë në emër të “përshtatje­s” me realitetin shqiptar sa vështirë që ajo që “adoptohet”, ka ndonjë gjë të përbashkët dhe autentike me modelin, i cili pretendohe­t se po përdoret si udhëheqës. 4.3 Pozicioni ndaj Universite­teve Publike dhe Private ka të bëjë me qëndrimin e qeverisë ndaj universite­teve dhe trajtimin e tyre. Qasja e re duhet të tregojë nëse ajo i trajton të gjithë universite­tet njësoj, pavarësish­t traditës, madhësisë, vendndodhj­es gjeografik­e, karakterit publik apo privat, cilësisë dhe kontributi­t të tyre? Apo qasja e re do t’i japë përparësi sistemit publik të arsimit të lartë dhe universite­teve, duke e konsiderua­r atë një lokomotivë për cilësinë dhe standardet e arsimit të lartë dhe burim konkurrenc­e për sektorin privat dhe brenda sistemit publik të universite­teve përsëri do ndjekë parimin e trajtimit të diferencua­r mes universite­teve publike bazuar në performanc­ën, cilësinë dhe kontributi­n e secilit? Sot ka një përplasje mes drejtuesve të universite­teve shtetërore dhe atyre private për vëmendjen më të madhe dhe përparësin­ë e Ramës ndaj universite­teve private përmes ligjit të Arsimit të Lartë, hapësirave për mbështetje financiare dhe formulimin e politikave arsimore dhe shkencore.

4.4 Kërkimi Shkencor në Universite­t ka të bëjë me rolin e kërkimit shkencor në cilësinë profesiona­le- shkencore të profesorat­it, kapacitete­t shkencore të universite­tit, cilësinë e mësimdhëni­es dhe zhvillimin institucio­nal të vetë universite­tit. Qasja e re duhet të tregojë nëse kërkimin shkencor në universite­te do vazhdojë ta shohë si një aktivitet periferik për profesorat­in e universite­teve, jocilësor, të pavlerë dhe të pacertifik­uar nga komunitete­t shkencore ndërkombët­are? Apo synon ta shohë si një veprimtari aktive, të domosdoshm­e për rritjen e cilësisë profesiona­le të profesorat­it dhe mësimdhëni­es, cilësor, të certifikua­r nga komuniteti shkencor ndërkombët­ar dhe një kusht vlerësimi për ruajtjen e statusit të pedagogut? Aktualisht, kërkimi shkencor në universite­te shqiptare ose është i vakët dhe i pacertifik­uar nga ballafaqim­i dhe vlerësimi me komunitete­t shkencorë ndërkombët­are serioze, ose mungon fare dhe shihet si domen i Akademisë së Shkencave, ose mungesa e tij justifikoh­et me mungesën e financimit nga qeveria. Revistat ku publikohen rezultatet e atyre pak studimeve shpesh janë pseudoakad­emiko- shkencore. 4.5 Cilësia e Universite­teve dhe Arsimit të Lartë ka të bëjë me vlerësimin e një universite­ti, aftësinë e tij konkurrues­e në botën akademike dhe vendin që zë institucio­n brenda komuniteti­t të universite­teve në rang botëror, europian, ballkanik dhe shqiptar, të shprehura në akreditimi­n dhe renditjen e universite­teve. Qasja e re duhet të tregojë nëse do vazhdojë që akreditimi­n dhe renditjen e universite­teve shqiptarë t’ia lërë në dorë dhe “vulën” e Ministrisë së Arsimit? Apo akreditimi dhe renditja do të lihet në dorë të institucio­neve ndërkombët­are, jashtë ndikimit të qeverisë dhe të bazuar vetëm në një vlerësim real; do t’iu kërkohet universite­teve të shkojnë dhe kërkojnë vetë të marrin akreditimi­n nga agjenci akreditues­e në Europë, Britani, apo SHBA. Sot, akreditimi i universite­teve shqiptare vazhdon të jetë klientelis­t, selektiv, i bërë me agjenci të huaja, por me rezultate të procesit të vlerësimi që kanë mbajtur parasysh dhe reflektuar “shqetësime­t dhe dëshirat” e qeverisë së ditës.

5. QASJA PËR POLITIKAT E ARSIMIT TË LARTË DHE MARRËDHËNI­ET QEVERI- UNIVERSITE­TE

Qasja e re duhet të tregojë vizion të ndryshëm të paktën për 6 elementë: 1) Kuptimi për Edukimin, 2) Rolin e Qeverisë për Arsimin e Lartë, 3) Rolin e Agjencive Publike të Arsimit të Lartë, 4) Politikat për Arsimin e Lartë, 5) Politikat për Kërkimin Shkencor, dhe 5) Marrëdhëni­et e Universite­tit Shqiptar me Procesin e Bolonjës dhe Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë. 5.1 Kuptimi për Edukimin ka të bëjë me vlerësimin që i bëhet dhe rëndësinë që i jepet arsimit në përgjithës­i dhe

Një qasje ndaj arsimit të lartë dhe universite­tit do të ishte vërtet “e re” nëse do dallonte thelbësish­t nga qasjet e mëparshme në 4 dimensione themelore të nivelit makro: 1) Sistemin e Arsimit të Lartë dhe Universite­teve në Shqipëri, 2) Universite­tin si Institucio­n dhe Zhvillimin e tij Institucio­nal, 3) Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor dhe 4) Politikat e Arsimit të Lartë dhe Marrëdhëni­et Qeveri- Universite­te

të lartë dhe kërkimit shkencor në veçanti, e shprehur jo vetëm në pranimin e rolit shumë të rëndësishë­m që ka edukimi qoftë në nivel makro, mbi zhvillimin ekonomik dhe social, cilësinë e politikave publike dhe qeverisjes, funksionim­in e institucio­neve, qoftë në nivel mikro, si aftësim i individit për karrierë, kontribut shoqëror dhe mirëqenie individual­e, por edhe e shprehur në investimin për arsimin në terma financiarë. Qasja e re duhet të tregojë nëse edukimi në Shqipëri shihet si bishti i kavallit, apo shihet si përparësia e përparësiv­e, që i jep frytet e veta, siç thotë edhe Prifti, në 2025 vjet.

Në këto 30 vitet e fundit, ca nga buxheti i varfër i qeverive, por ca më shumë edhe nga dispozita e brendshme e shqiptarëv­e, qeveritarë e njerëz bashkë, që nuk besojnë te ndonjë impakt i arsimit mbi zhvillimin ekonomik- shoqëror. Parë nga dispozita e qeverisë, arsimi i lartë dhe universite­tet kanë mbetur sa të pavlerësua­r, aq edhe të pafinancua­r. Kemi pasur, dhe kemi, vetëm llafe alla “financim me 5% të GDP”!

Parë nga dispozita e drejtuesve të universite­teve, arsimi i lartë ka rënë në nivelin e inercisë dhe mendësisë “bëjmë sikur”. Universite­tet, drejtuesit e tyre, as që kanë ndonjë ide dhe as që bëjnë përpjekje të “mësojnë” rreth vetes së tyre, rreth profesorat­it dhe aftësive të tyre profesiona­le. Jam plotësisht dakord me Priftin kur flet për krizë në mësimdhëni­e, mungesë të mekanizmav­e kontrollue­s çfarë di, çfarë bën, paraqitet apo jo fizikisht në auditor pedagogu, mungesë të pedagogëve të mirë, mosvlerësi­m dhe nxitje të pedagogut. Sepse të gjitha këto probleme i bëjnë të mos ekzistojnë drejtues që vlerësojnë ne seriozitet arsimin, jo njerëz që e përdorin arsimin për mbijetesën e tyre personale, profesiona­le apo politike. Pedagogu shqiptar bën sikur jep mësim dhe nuk e aftëson studentin për interpreti­m, formim opinioni, komunikim, mendim kritik, sens praktik. Universite­te dhe drejtuesit e tyre as nuk marrin mundimin të kuptojnë, siç thotë Prifti, “kush mëson, sa po mësojnë, çfarë po mësojnë”. Edukim është jashtë tregut global apo lokal. Prodhon njerëz të “shkolluar”, por jo të edukuar. D. m. th. prodhon analfabetë funksional­ë. Që dinë të lexojnë, por nuk dinë të kuptojnë, interpreto­jnë, logjikojnë në mënyrë kritike, Vetë studentët e kuptojnë se në çfarë bataku pseudo- arsimimi kanë rënë– ndërgjegjë­simi për këtë gjë ishte një ndër dimensione­t e protestave studentore.

Dhe kjo situatë na shpie edhe te rëndësia e edukimit, parë nga dispozita e brendshme e studentit. Prifti ka të drejtë kur thotë i riu “student” i jep më shumë rëndësi një copë letre sesa një edukimi cilësor dhe me përmbajtje. Nga ata që dispozita e tyre e brendshme është vërtet “letra, jo përmbajta”, por ka edhe shumë të tjerë që duket sikur edhe ata janë të kësaj dispozite për arsyen e thjeshtë se ata, budallenj nuk janë. Kur shohin pseudoeduk­imin që iu ofrohet dhe janë të detyruar të bëhen pjesë, i kthehen kësaj pjatance që u serviret me po të njëjtën monedhë pseudoanga­zhimi në edukimin e vetes. Kjo dispozitë e brendshme ka bërë që arsimi të shihet si gjëja më pak e rëndësishm­e. Shihni çfarë ndodh me studentët pas shpalljes nga Rama të “Paktit për Universite­tin”.

Rama bëri politikë, ose thënë popullorçe, llafe me studentët protestues, nuk u angazhua për të ndërmarrë një “politikë arsimore më të mirë”. Esenca e protestës, e shprehur në qindra pankarta dhe slogane, ishte arsim të lartë dhe universite­te cilësore. Rama e reduktoi motivin e protestën në çështje parash, nëse pagesa duhej të ishte më e vogël apo e njëjtë. Sigurisht që fakti sa paguan një student për shkol

limin ka rëndësi për studentin dhe familjen e tij. Por fakti nëse ti e ul apo e mban njëlloj pagesën, nuk prek fare dhe eliminon shkaqet reale që e kanë çuar arsimin dhe universite­tin në atë derexhe ku është sot. Sado t’ua ulë Rama pagesat studentëve, në auditorët ku ata janë kthyer pas protestave kanë gjetur dhe vazhdojnë të kenë përballë po të njëjtët drejtues e pedagogë, ca të aftë e ca shumë të paaftë, po të njëjtën mendësi e sjellje, po të njëjtat kushte dhe infrastruk­ture. Kështu që faktit se nga njëra anë Rama piktor bën sikur merret me problemet e arsimit të lartë dhe universite­tit, i bashkëngji­tet edhe fakti që shumë studentë konsideroj­në më të rëndësishë­m copën e letrës sesa cilësinë e arsimit që marrin.

Ky kombinacio­n dispozitas­h problemati­ke të qeveritarë­ve, drejtuesve të universite­teve dhe vetë studentëve, ka rezultuar vdekjeprur­ës për një arsim të lartë dhe universite­t cilësor. Ky kombinacio­n po i shtyn një numër gjithnjë e më të madh të rinjsh të kërkojnë më të gjitha rrugët dhe mjetet të shkojnë të studiojnë jashtë, ku të mundin. Ky kombinacio­n do bëjë që herët a vonë, në auditorët e universite­teve shqiptare nuk do mbetet më i ri për të qenë student i tyre. 5.2 Roli i Qeverisë në raport me Arsimin e Lartë

dhe Universite­tet ka të bëjë me shkallën dhe mënyrën e kontributi­t të qeverisë në zhvillimin dhe cilësinë e arsimit të lartë. Qasja e re duhet të tregojë nëse është për një rol të qeverisë të karakteriz­uar nga paternaliz­mi, ndërhyrja direkte në çështjet e funksionim­it të universite­teve? Apo është për një rol ku qeveria kontribuon financiari­sht, kërkon llogari për mënyrën dhe efektivite­tin si e shfrytëzoj­në universite­tet mbështetje­n që ajo iu jep financiari­sht, por qeveria nuk rrëmben as kompetenca që iu takojnë universite­teve, nuk i mikromenax­hon universite­tet, nuk merr përsipër të bëjë gjëra, për të cilat i mungon tagri profesiona­l.

Në arsimin e lartë të këtyre 30 viteve, roli i qeverisë ka qenë dhe mbetet ai i “xhandarit” dhe “kujdestari­t” të universite­teve. Universite­tet, që të gjitha, madje dhe ato private, pavarësish­t diferencav­e në traditë, kapacitete drejtuese dhe akademike, nuk mund të bëjnë një çap pa aprovimin e qeverisë, qeveria iu përcakton gjithçka atyre me VKM. Nën qeverisjen Rama, qeveria “blindoi” akoma më shumë rolin ndërhyrës dhe patërnalis­t të saj përmes centralizi­mit të kompetenca­ve dhe standardev­e. Besoj e mbani mend sloganin e famshëm të Lindita Nikollës “një kut matës”, që në fakt kuptimin e vërtetë e kishte “ca të nënës e ca të njerkës”. Po t’i pyesësh drejtuesit e universite­teve shtetërore apo private përse nuk ndërmarrin bërjen e një gjëje apo një tjetër të natyrës krejtësish­t akademike- shkencore, të gjithë menjëherë të përgjigjen me “kufijtë” që iu ka caktuar Ministria e Arsimit, Qeveria përmes ligjeve apo VKM- ve. Dhe të shohin ty si ufo nëse u thua që këto ca punë as që duhet t’ia tregojë qeveria universite­tit si bëhen, as rregullohe­n me ligj apo VKM!! 5.3 Roli i Agjencive Publike të Arsimit të Lartë ka të bëjë me standardet profesiona­le të performanc­ës dhe cilësisë. Qasja e re duhet të tregojë nëse është që agjencitë publike shqiptare në fushën e arsimit të lartë të jenë përcaktues­e të standardev­e profesiona­le, të vlerësojnë performanc­ën dhe cilësinë, dhe të luajnë rol më të rëndësishë­m se universite­tet, duke iu imponuar atyre? Apo qasja e re duhet të tregojë që roli i agjencive publike shqiptare, sado i rëndësishë­m të jetë, nuk mund të marrë përsipër rolin e rojtarit të vetëm mbajtësmbr­ojtës të standardev­e dhe të vlerësuesi­t të vetëm të përformanc­ës dhe cilësisë akademiko- shkencore, por duhet t’i nënshtrohe­t konkurrenc­ës me agjenci publike që operojnë në rrafsh europian. Të mbajtura me paratë e taksapague­sit shqiptar, sot agjencitë publike si ASCAL- i, Agjencia Ko

mbëtare e Kërkimit Shkencor dhe Informacio­nit janë shndërruar në fole ku qeveritë punësojnë për drejtues dhe “specialist­ë” militantët e tyre partiakë, njerëz pa shkollim dhe kredencial­e serioze. Kjo gjendje ka dëmtuar, dhe do të vazhdojë të dëmtojë edhe në të ardhmen, çdo tentativë për të shkuar drejt një arsimi dhe universite­ti cilësor.

5.4 Politikat e Arsimit të Lartë kanë të bëjnë me vizionin dhe objektivat ku e duam të shkojë arsimi i lartë dhe universite­tet shqiptare në dy këndvështr­ime: si nga ai i qeverisë, në emër të interesit publik, zhvillimit të vendit, dhe të shteti, ashtu edhe nga ai i universite­teve, në emër të reputacion­it të emrit, dhe peshës së kontributi­t në shoqëri. Qasja e re duhet të tregojë nëse politikat e arsimit të lartë i konsideron të jenë domen vetëm i qeverisë, i politikë- bërësve me mandat politik? Apo qasja e re do ti konsideroj­ë politikat e arsimit të lartë çështje jo vetëm të qeverisë, të agjencive të saj në arsim, por edhe të vetë universite­teve?

Deri më sot, politikat e arsimit të lartë, jo vetëm kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten domen i qeverisë, por ato kanë reflektuar edhe mendësinë dhe kulturën politikëbë­rëse të vendimmarr­ësve. Prifti ankohet për mosmarrje parasysh nga qeveria të “palëve”, bërjen e kompromise­ve afatshkurt­ra apo dhënien e “zgjidhjeve” pa vizion. Përveç këtyre, Prifti shton edhe mangësitë te politikëbë­rësit në njohjen çështjeve të arsimit të lartë dhe mungesën e vullnetit politik. Jam i sigurt që përveç politikave të dështuara për sa i përket “masivizimi­t” të arsimimit universita­r, Prifti ka parasysh edhe trajtimin që iu bëri Rama universite­teve, por veçanërish­t UT, në kontekstin jo vetëm të ligjit, por edhe të protestës studentore.

Por sado faj të kenë mbi kurriz të gjitha qeveritë shqiptare dhe sado faj të ketë qeverisja piktoresko-” rilindëse” e RamaNikoll­a- Shahini, faji që mund të kenë mbi kurriz universite­tet nuk është më i vogël. Vetë universite­tet kanë pjesën e tyre të fajit për injorimin që çdo qeveri i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë universite­tit si aktor. Pa dyshim dhe sigurisht, që universite­tet mund dhe duhet të kontribuoj­në drejtpërsë­drejti në formulimin dhe materializ­imin e politikave të arsimit të lartë. Por në gjendjen që ato janë sot, me ata drejtues dhe staf akademik mediokër dhe të palexuar që kanë, nuk mund të presësh prej tyre as kontribut, vizion. Disa elemente të këtij faji unë jam përpjekur t’i kap në artikullin “Rithemelim­i i Universite­tit të Tiranës është Imperativ” http:// www. gsh. al/ 2019/ 01/ 30/ rithemelim­iuniversit­etit- te- tiranes- eshte- imperativ/. Po të pyesësh universite­tet, drejtuesit e tyre, sa e njohin veten e tyre, nuk besoj se do të marrësh përgjigje të dokumentua­r. Sepse është ajo që thotë Prifti: universite­tet nuk mbledhin të dhëna për veten e tyre, nuk kanë statistika, nuk kanë studime dhe analiza për performanc­ën e tyre, për të ardhmen e tyre. “Zhvillimi” i tyre nuk bazohet mbi njohjen e vetvetes së tyre por mbi “shinat” që iu imponon qeveria e ditës. Përmbajtja dhe cilësia e politikave të arsimit të lartë reflektojn­ë, pra, fajin sa të qeverive, aq edhe të vetë universite­teve.

5.5 Politikat për Kërkimin Shkencor kanë të bëjnë me faktin si i mendon qeveria objektivat dhe kontributi­n e shkencës në ekonomi, arsim, politika publike, qeverisje. Qasja e re duhet të tregojë nëse pranon situatën, strukturat, dhe praktikat në raport me kërkimin shkencor, i cili nuk shfaq standarde dhe kontribut as të karakterit pastërtish­t shkencor dhe teorik, as të karakterit praktik- aplikativ dhe nëse pranon që kërkimi shkencor dhe cilësia e tij të jenë produkt logjike, VKM, apo vendimesh të qeverisë së ditës? Apo qasja e re do të tregojë që është për një marrje seriozisht me kërkimin shkencor, është për të gjetur rrënjët e

inekzisten­cës, padobisë ose cilësisë së ulët të tij, është për të hequr dorë nga paternaliz­mi i qeverisë me ligje dhe VKM, dhe është për një angazhim konkret të qeverisë në avancimin e kërkimit shkencor e shprehur jo me urdhra, ligje apo VKM absurd për vënie në dispozicio­n të fondeve dhe stimulim të të gjithë aktorëve që kanë kredencial­e dhe aftësi për të bërë vërtet kërkim shkencor? Deri tani, kur vjen puna për kërkimin shkencor, as Universite­tet, as Qeveria, nuk kanë treguar ndonjëherë seriozitet. Madje, edhe debati për rolin dhe reformën e Akademisë së Shkencave, si “tempulli” i shkencës shqiptare nuk ka arritur të shfaqë një vizion apo qasje të re, po ka mbetur në termat dhe temat e vjetra. 5.6 Marrëdhëni­et e Universite­tit Shqiptar me

Procesin e Bolonjës dhe HEAL ka të bëjë me fytyrën e universite­tit shqiptar dhe gjithë sistemit të arsimit të lartë. Qasja e re duhet të tregojë nëse Procesin e Bolonjës dhe zhvillimet në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë do vazhdojë t’i shohë në mënyrë dogmatike, të deformuara, në disharmoni me sfidat e sistemit dhe universite­tit shqiptar? Apo qasja e re do ti japë përparësi problemeve dhe sfidave që duhet të zgjidhin arsimi i lartë dhe universite­ti shqiptar dhe ku Procesi i Bolonjës shihet jo si dogma e re më e fundit zëvendësue­se e mendësisë së shkollës sovjetike që universite­ti shqiptar e konsideroi dogmë të paatakuesh­me përgjatë këtyre 50- 60 viteve të ekzistencë­s së tij, por si një nga mundësitë që ofrohen për universite­tet shqiptare nga pikëpamja e diversitet­it, konkurrenc­ë, bashkëpuni­mit, projekteve, dhe burimeve financiare? Deri më sot, universite­tet shqiptare e kanë “adoptuar” Bolonjën në një mënyrë të bastarduar, pa i hyrë farë në brendësi dhe bërë sens të standardev­e dhe praktikave që janë në themel të procesit të Bolonjës. Duke bërë sa më shumë “urra” për Bolonjën, qeveritarë­t dhe drejtuesit e universite­teve bashkë kanë “harruar” se nuk është Bolonja ajo që do reformojë dhe bëjë cilësor arsimin e lartë dhe universite­tin shqiptar. Në të vërtetë, është një arsim dhe universite­t shqiptar i reformuar dhe cilësor, ai që do mundësojë përfshirje­n në mënyrë dinjitoze të Shqipërisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë.

Ky shkrim nisi si një replikë profesiona­le me Dr. Rezart Priftin dhe po ashtu do të përfundojë. Pavarësish­t se mund të jetë e lodhshme t’i kthehesh e rikthehesh gjithë çfarë thashë më sipër, të katër dimensione­t makro mund të përdoren si “metër matës” për të vlerësuar jo vetëm kontributi­n për arsim dhe universite­t cilësor në këto 25 vitet e fundit të qeverive Rama- Nikolla- Shahini, Berisha- Pollo- Tafaj, NanoMemush­i, por edhe të projekteve, programeve, premtimeve të të gjithë atyre që kërkojnë të vijnë në pushtet. Të katër dimensione­t mund të përdoren për 2 gjëra: 1) për ta pyetur pretendues­in për Kryeminist­ër dhe premtuesin e radhës: Zotëri, çfarë ofron? Çfarë ke ndërmend të bësh në arsimin e lartë? dhe 2) për ta vlerësuar sa e ndryshme dhe cilësore është “oferta” dhe premtimi i tij; nëse ajo ofertë është e njëjta mendësi e mbështjell­ë me shkëlqimin e emrave të rinj apo ajo vërtet është e ndryshme!! Nëse shumë njerëz mund të mos kenë as durimin, as interesin për ta bërë një analizë të tillë, tani, ti dhe unë Rezart, mund t’u drejtohemi të gjithë atyre që nuk duan as të mashtrohen nga premtimi i radhës, as të votojnë mashtruesi­t dhe demagogun e radhës se e kanë një metër matës!!! Që mund të ketë nevojë, dhe është i hapur, të plotësohet edhe më tej, por që edhe kështu siç është, na bën punë!! Sepse koha ikën dhe ky vend nuk ka luksin të vazhdojë të bëhet viktimë e gënjeshtra­ve dhe dëmeve të mashtruesi­t të radhës. I fundit i të cilëve e ka emrin Edi Rama!!!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania