Panorama (Albania)

Zgjedhjet më 13 tetor, dështon mbledhja, e majta bojkoton KQZ- në

Klement Zguri: Nuk ka kuorum, kolegët me pushime, do të dëshiroja që ne zyrtarisht përmes një vendimi të kishim një përgjigje

- ARISTIR LUMEZI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi t’i jepte një përgjigje dje kërkesës së tri partive opozitare për nisjen e përgatitje­ve për zgjedhjet e 13 tetorit sipas dekretit të Presidenti­t Meta.

Anëtarët e KQZ- së, të propozuar nga e maxhoranca parlamenta­re, nuk morën pjesë në mbledhjen e djeshme të thirrur nga kryetari i KQZ- së, Klement Zguri, me justifikim­in se ata kanë nisur pushimet verore pas certifikim­it të rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Vetëm kryetari i KQZ- së, Klement Zguri, ishte i pranishëm në sallën e mbledhjeve të KQZ- së, ku në tavolinë ishte shqyrtimi i kërkesës së aleatëve të PD- së: Partia Agrare Ambientali­ste ( PAA), Partia Republikan­e ( PR) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI). Të tjerët, Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaci, Rezarta Bitri, janë me pushime. Administra­ta u shpreh se janë me leje të zakonshme. Ata kishin paralajmër­uar një ditë më parë se nuk do të merrnin pjesë në mbledhjen e thirrur nga kryetari i KQZ- së. I gjendur në vështirësi, Zguri nuk e fshehu pozicionin e pazakontë të tij, kur vetëm ai ishte i pranishëm, dhe kërkoi ndjesë para mediave. “Thjesht në respekt dhe në detyrim të kompetenca­ve të mia si drejtues i institucio­nit, thërrita mbledhjen që të jetë KQZ- ja ajo që të japë një përgjigje. Nuk jam unë, edhe pse jam kryetar i KQZ- së, prandaj thashë nuk kam mundësi ta marr vendimin. Do të doja dhe dëshiroja që ne zyrtarisht përmes një vendimi të kishim një përgjigje. Kolegët, sipas sekretarit të Përgjithsh­ëm, qenkan me leje, nuk janë disponibël. Për këtë shkak, mbledhja nuk mund të hapet. Unë kërkoj ndjesë. Nëse do kemi mbledhje tjetër, jam i papërcaktu­ar për sa kohë kolegët janë me leje dhe nuk janë këtu. Mbledhja, e përsëris, nuk mund të hapet, pasi mungon kuorumi”, tha Zguri, duke e mbyllur në këtë mënyrë mbledhjen.

KËRKESA Tri parti të koalicioni­t opozitar iu drejtuan KQZ- së me kërkesën për fillimin e procedurav­e për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019. Sipas PR, PAA dhe LSI, baza ligjore e kësaj kërkese është dekreti i Presidenti­t të Republikës nr. 11 211, datë 27.6.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Sipas tyre, ka rezultuar tashmë qartë se data 30 qershor 2019 nuk konsideroh­et datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore, pasi Presidenti i Republikës, me dekretin nr. 11 199, datë 10.6.2019 “Për shfuqizimi­n e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 të Presidenti­t të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Të hënën pas mesnate përfundon afati ligjor për regjistrim­in e partive politike në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit. Pavarësish­t dështimit të parë të mbledhjes së KQZ- së, aleatët e Lulzim Bashës pritet që me 5 gusht të dorëzojnë kërkesën për regjistrim.

LSI Përfaqësue­si ligjor i LSI- së në KQZ, Muharrem Caka, e ka quajtur veprimin e 4 anëtarëve të qëllimshëm, me urdhër politik. “Patjetër është e qëllimtë dhe me orientim të qartë politik. A janë të bindur anëtarët e KQZ- së që e kanë përmbushur detyrimin solemn të tyre?! Në nenin 13, pika 4, të Kodit Zgjedhor parashikoh­et se përpara fillimit të detyrës, anëtari i zgjedhur i KQZ- së kryen betimin përpara Kuvendit, në një ceremoni publike dhe në formulën e betimit deklaron: “Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e forcave të drejta, të lira dhe demokratik­e në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritet­in dhe fshehtësin­ë e votës. Do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i KQZ- së dhe do të tregoj profesiona­lizëm në kryerjen e saj”, u shpreh Caka. Sipas tij, dekreti i Presidenti­t dhe Kushtetuta prevalon mbi lejet e zakonshme. “Dekreti i Presidenti­t të Republikës është në fuqi dhe ne do të respektojm­ë të gjitha parashikim­et e Kodit Zgjedhor. Do të marrim të gjithë hapat ligjorë që parashikon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Ftojmë anëtarët të respektojn­ë detyrimet e tyre. Prevalon Kushtetuta mbi lejen vjetore”, u shpreh përfaqësue­si i LSI- së në KQZ, Muharrem Caka.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dekretit të Presidenti­t
Faksimile e dekretit të Presidenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania