Panorama (Albania)

Kryebashki­aku Pjetri: Do të flas pas verifikime­ve të Prokuroris­ë

-

Kryebashki­aku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i zgjedhur në 30 qershor, reagoi dje ndaj akuzave të bëra dy ditë më parë nga Partia Demokratik­e, e cila iu drejtua me një kërkesë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me që të verifikont­e pastërtinë e figurës së tij, pasi, sipas PD- së, Pjetri nuk mund të kandidojë, për shkak se ka qenë i ndaluar dhe i dëbuar nga Italia. “U njoha nëpërmjet kërkesës së z. Bardhi, i cili bazohet dhe firmos mbi ‘ indicie publike’. Sigurisht që jam shumë i hapur mbi çdo verifikim timinm por jo mbi ‘ indicie publike’. Askush më mirë se institucio­ni i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nuk mund t’i kthejë përgjigje kërkesës së z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucio­ni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikime­t e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do të ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z. Bardhi të bërë në emër të Partisë Demokratik­e”, është shprehur Pjetri për mediat. Dy ditë më parë, përmes një kërkese të firmosur nga sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, PD i kërkoi Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të verifikont­e figurën e Valdrin Pjetrit, pasi, siç thuhej në kërkesë, ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se socialisti nuk mund të ushtrojë funksion publik, për shkak të ligjit të dekriminal­izimit. “Në vitin 2001- 2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ ndaluar në Itali ( ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritete­t përgjegjës­e italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.3.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bardhit.

 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania