Panorama (Albania)

Në përgjime me Avdylajt, bëhet kryetar i Këshillit Bashkiak

-

Personat e dalë në përgjimet e publikuara nga “Bild” vijojnë të promovohen në poste publike. Ditën e premte, më 2 gusht, në Bashkinë e Durrësit u bë rotacioni i drejtimit nga Vangjush Dako te Valbona Sako. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm vetë Dako, i cili ia kaloi stafetën kryetares së re të Bashkisë të qytetit bregdetar. Por, përpara se të ndodhte ky ceremonial, në Bashkinë e Durrësit u ngrit Këshilli i ri Bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ku kryetar u zgjodh Ani Dyrmishi. Por, emri i këtij të fundit nuk është i panjohur. Ai del në përgjimet që publikoi në muajin qershor gazeta gjermane “Bild” mes Astrit Avdylajt, kreut të grupit të Shijakut dhe ish- kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako. Për këtë çështje, “Bild” shkroi: “Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të Zyrës dhe Vath Allës, një ish- i dënuar për vrasje për të ‘ mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Ai i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘ puna’ që Alla po kërkon, të përfundohe­t te Zyra e Hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe me të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashki­aku Dako pranon dhe ndryshon axhendën”. Me sa duket, personat e dalë nga këto përgjime si persona që kanë lidhje me bandën e Shijakut, vazhdojnë karrierën e tyre politike. Dyrmishi, në kohën kur ka dalë përgjimi, ishte drejtor i Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në Durrës ( Hipoteka). Pas kësaj detyre ai u bë drejtor i Hekurudhës Shqiptare, post të cilin e mori pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur PS në Durrës mori rezultat të lartë. Tanimë, Dyrmishi ka edhe detyrën e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, duke pasur dy funksione publike.

 ??  ?? Valbona Sako, kryebashki­akja e Durrësit dhe Ani Dyrmishi gjatë ceremonisë së betimit
Valbona Sako, kryebashki­akja e Durrësit dhe Ani Dyrmishi gjatë ceremonisë së betimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania