Panorama (Albania)

Pollo: Rama i dha mikut 41% të aksioneve pa “hudh asnji lek”

-

Kryeminist­ri Rama prezantoi dje personalis­ht në faqen e tij në “Facebook”, avionin e ri të linjës “Air Albania”. Ndonëse vendi është në krizë politike, kreu i qeverisë vijoi axhendën e tij duke ironizuar opozitën. Sipas Ramës, “Air Albania” do të zgjerojë flotën e tij në destinacio­ne të tjera. “Pas ‘ Lasgushit’ që mbulon Stambollin, ja edhe ‘ Migjeni’, avioni i dytë i flotës së ‘ Air Albanias’ që do të fluturojë në fillimvjes­htë drejt Italisë. Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin mësysh, ndërkohë që ‘ Naimi’ do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacio­ne të tjera europiane dhe më tej, do të vijë ‘ Noli’ për linjën direkte ShqipëriAm­erikë. Gur gur bëhet mur, mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli, po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendur­it e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era”, theksoi Kryeminist­ri. Por, nuk mungoi edhe reagimi nga PDja. Ish- deputeti i PD- së, Genc Pollo, theksoi dje se Kryeminist­ri Rama nuk ka treguar të gjitha të vërtetat për sa i takon linjës ajrore “Air Albania”. Në një postim në “Facebook” ai theksoi se Kryeminist­ri nuk ka deklaruar 41 për qind të aksioneve të kompanisë që, sipas tij, kreu i qeverisë ia ka dhuruar një miku të tij pa paguar asgjë. “Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të ‘ kompanisë ajrore kombëtare’ të Shqipërisë e posedon një ‘ mik’ i Kryeminist­rit Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e ‘ pa hudh ndonji lek’. Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në ‘ Air Albania’. Lali i Madh e ka pak bezdi të flasë për këto fakte”, është shprehur demokrati Pollo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania