Panorama (Albania)

Ekstradohe­t nga Greqia 53- vjeçari i dënuar për vrasje 18 vite më parë

-

Policia e Shtetit njoftoi dje ekstradimi­n e një 53- vjeçari nga Greqia, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit për vrasje në vitin 2000. Fatos Metushi ishte arrestuar disa kohë më parë nga autoritete­t greke për të ekzekutuar urdhrin e ndalimit të lëshuar nga autoritete­t tona

“Ekstradohe­t nga Greqia një shtetas i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Falë bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u krye ekstradimi nga Athina/ Greqi drejt vendit tonë të shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier”, njoftoi Policia.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, shtetasi Fatos Metushi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23 shkurt 2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikua­r nga neni 78 i Kodit Penal. Fatos Metushi, në vitin 1997, në fshatin Boçovë të Fierit ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.. NGJARJA Sipas Policisë, ngjarja, për të cilën është dënuar Metushi, ka ndodhur në vitin 1996. Fatos Metushi në atë kohë ka vrarë me armë zjarri e me pas ka djegur shtetasin S. Arapi. Pasi e kanë masakruar e djegur, shtetasi Fatos Metushi së bashku me djalin e xhaxhait të vetë, Fredi Metushi, e kanë marrë kufomën dhe e kanë varrosur në fusha të fshatit Boçovë. Siç bëjnë me dije burimet, në ato vite, Fatos Metushi u kap nga Policia dhe u dërgua para drejtësisë, ku edhe u gjykua. Gjykata e Shkallës Parë Fier e ka dënuar atë me 25 vjet burg. Pasi kreu afro dy vjet burg, Fatosi Metushi, në trazirat e viteve 1997- 1998, ka dalë nga burgu dhe deri ditën e djeshme rezultonte i larguar jashtë kufijve të vendit.

 ??  ?? Fatos Metushi, i dënuari me 25 vite burg
Fatos Metushi, i dënuari me 25 vite burg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania