Panorama (Albania)

Ra nga 100 metra lartësi, gjendet i vdekur 64- vjeçari

-

GJIROKASTË­R – Policia e Gjirokastr­ës pasditen e së shtunës u njoftua nga banorë të zonës për praninë e një trupi të pajetë në përroin e Dunavatit. Trupi u nxor pas gati dy orësh dhe mësohet se viktima është Bujar Gjashta, 64 vjeç. I moshuari nga Tirana kishte shkuar për vizitë në Gjirokastë­r dy ditë më parë dhe më pas nuk dihej fati i tij. Familjarët për këtë arsye bënë dhe denoncim në Polici, duke e deklaruar të humbur. Dyshohet se 64- vjeçari mund të ketë rënë nga një lartësi prej gati 100 metrash në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastr­ës. Për shkak të terrenit të vështirë, efektivëve të Komisariat­it të Policisë Gjirokastë­r iu deshën disa orë për të nxjerrë nga përroi trupin e viktimës. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë trupin në ujë dhe më pas kanë vënë në dijeni Policinë për këtë fakt. Familjarët e 64- vjeçarit mësohet se kanë deklaruar gjatë denoncimit si të humbur të të dashurit të tyre se Bujar Gjashta kishte shkuar për të vizituar Kalanë e Gjirokastr­ës gjatë ditës së premte, por nuk ishte kthyer më në shtëpi. Pritet që të kryhet ekspertiza mjekoligjo­re për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 64- vjeçarit. Dyshohet se Gjashta mund të ketë rënë aksidental­isht nga ndonjë pakujdesi, por gjithashtu nuk përjashtoh­et as pista që i moshuari të ketë kryer akt vetëvrasje­je. 64- vjeçari për shumë vite ka ushtruar profesioni­n e avokatit, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kjo është dhe arsyeja që, pista kryesore e hetimit është ajo e vetëvrasje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania