Panorama (Albania)

50 mijë euro gjobë, Gjykata lë në burg 2 të arrestuari­t

Krimet liruan nga qelia një prej të prangosurv­e, Egi Shullazin

-

Gjykata për Krime të Rënda caktoi dje masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefi, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin.

Ata u arrestuan disa ditë më parë, pasi dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro. Gjatë seancës së djeshme, pretendime­t e Prokuroris­ë janë rrëzuar nga avokatët e 3 të arrestuarv­e, duke mohuar që ata të kenë kërcënuar biznesmeni­n. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë. Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi i bërë nga shtetasi N. L., janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 5 mijë euro. Burime bënë të ditur se Prokuroria ka edhe përgjime dhe një pjesë e këtyre janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shuma që do të dorëzonte fillimisht ishte 10 mijë euro, por në pamundësi kishte siguruar vetëm 5 mijë, të cilat kanë qenë me të njëjtën seri.

LIRIMI Ndërkohë, pavarësish­t se sipas njoftimit të Policisë, të tre këta persona kanë bashkëpunu­ar për arritjen e qëllimit kriminal, përfitimit të shumave monetare, sipas Prokuroris­ë nuk ka të dhëna të mjaftueshm­e për përfshirje­n e Ergi Shullazit në ngjarje. Kështu, Prokuroria kërkoi dje ndryshimin e masës për këtë të arrestuar, pasi në analizë të provave dhe fakte të deritanish­me nuk është e qartë nëse ka qenë i përfshirë. Prokurori kërkoi arrest në burg për dy të arrestuari­t e tjerë. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e Akuzës, duke liruar një prej të arrestuarv­e dhe lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të tjerë.

ARRESTIMI Duke iu referuar njoftimit të Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës. Gjatë operacioni­t, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Prokuroria do të vazhdojë hetimet për këta persona për veprën penale të “Shtrëngimi­t me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Momenti gjatë arrestimit
Momenti gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania