Panorama (Albania)

Debatet e Selmanit me të atin dhe plani për të ikur në Gjermani

-

Nëna e Selman Alijës në dëshminë e saj ka treguar, gjithashtu, se për një periudhë kohe, viktima dhe autori kanë pasur marrëdhëni­e jo shumë të mira me njëritjetr­in. Më tej, tregoi edhe planet e 28- vjeçarit për të ikur në Gjermani. Sipas saj, Alija donte të emigronte si vëllai dhe të rregullohe­j financiari­sht. "Djalin, Selmanin, e ka fejuar babai i vet, Fejziu, pa dëshirën e tij me një vajzë nga zona e Kukësit dhe që nga dita e kësaj fejese, djali Selman Alija nuk ka shkuar mirë me babanë e tij. Për shkak të reputacion­it të tij, se kishte qenë 3 herë i martuar, donte ta mbante nusen e Selmanit për grua për vete. Selmani nuk ka dashur të fejohet dhe i ka thënë se donte të largohej në Gjermani te vëllai i tij dhe të rregullohe­j ekonomikis­ht dhe pastaj të martohej", tha ajo. Gjithashtu, kjo shtetase ka deklaruar se gjatë kohës që punonin në shtëpi, Fejziu dhe Semani kanë pasur konflikte, pasi Fejziu ishte shumë i dhunshëm dhe e shante dhe e ofendonte gjatë gjithë kohës. "Në datën 22 dhjetor, rreth orës 17: 00, sapo ishte errësuar ka shkuar në shtëpi Fejziu e Selmani dhe kanë shkarkuar disa pajisje të përdorura të cilat i kishin marrë te motra e Fejziut", tha ajo. Ndërkohë, pas rreth gjysmë ore, kur ka dalë që t'i thërrasë për të ngrënë darkë, pa që nuk ishin në oborr dhe pasi ka kërkuar në lagje, i ka rënë telefonit të tyre, por nuk i dilnin.

 ??  ?? Banesa ku ndodhi vrasja
Banesa ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania