PLAZHI PUBLIK

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Pas lirimit të një hapësire të konsiderue­shme plazhi në Ksamil që ishte zaptuar nga privati, Policia ka shtrirë aksionin në Durrës dhe Shëngjin.

Gjatë operacioni­t “Plazh i lirë”, Policia e Shtetit ka liruar dhe vë në dispozicio­n të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme. Në të dyja bashkitë e këtyre zonave bregdetare janë dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë krerët e Drejtorive të Taksave dhe Tarifave për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

DURRËS Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Durrësit akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Luan Dajko, kreu i Taksave dhe Tarifave, sipas Policisë së Shtetit, nuk ka kryer kontrolle përgjatë vijës bregdetare. Operacioni i koduar “Plazh i lirë” që ka vijuar në Durrës dhe Shëngjin, ka bërë të mundur lirimin e hapësirës publike dhe ka vënë në dispozicio­n të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, e zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme. Në Durrës, përveç Dajkos, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 persona të tjerë. Tre janë pronarë të subjekteve tregtare dhe janë proceduar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”, kurse 3 të tjerë janë proceduar për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”. “Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. Q., A. K. dhe G. D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktiviteti­n e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale. Sh. T., P. Gj., banues në Tiranë dhe D. I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse”, bëhet me dije nga Policia. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Durrës për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorim­i detyrës”. Policia informon se operacioni “Plazh i lirë” do të vijojë në Të paktën 20% e hapësirës së bregdetit për çdo bashki duhet të jetë hapësirë publike ku çdokush mund të vendosë çadrën për të pushuar. Për të garantuar respektimi­n e këtij rregulli të përcaktuar me ligj nga qeveria, Ministria e Turizmit ngriti një Task- Forcë për Turizmin, që iu la një muaj kohë për të kontrollua­r gjithë vijën bregdetare. Pavarësish­t kalimit të afatit të përcaktuar për Task- Forcën deri më 20 korrik, u desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit për largimin e zaptuesve të plazhit. gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicio­n të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligj­shme, me qëllim fitimin.

LEZHË Gjatë aksionit për lirimin e plazheve publike në zonën e Tales, Policia e Shtetit ka dërguar për ndjekje penale tre persona, mes të cilëve edhe kreun e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Lezhës, Arben Ndoj. Ndërsa dy personat e tjerë të proceduar janë biznesmenë, të cilët, duke përfituar nga fakti se kanë në pronësi lokale afër zonës së bregdetit, kanë zaptuar hapësirë në plazh me qëllim përfitimi, duke u ofruar shezlongë dhe çadra pushuesve kundrejt pagesës. Sipas Policisë, operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicio­n të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligj­shme, me qëllim fitimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.